Perse karriera fillon pas moshes 50 vjecare

0000000000takim

Shume ekonomi te zhvilluara po perballen me nje piramide te permbysur moshe: njerezit po jetojne me gjate dhe numri i te moshuarve po rritet duke i tejkaluar brezat e rinj. Si rezultat, moshat e pensionit po rriten. Mosha 50-vjeçare dikur ishte nje pike e rendesishme qe shenonte perendimin e jetes se punes. Tani, ajo eshte me shume si nje gjysme-udhe.

Nje pjese gjithnje e ne rritje e shoqerise po vazhdon te punoje per shume vite pas kalimit te gjysme shekulli jete. Ne Mbreterine e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, rritjet me te medha ne punesimin e pergjithshem jane mes njerezve te moshes 65 vjeç dhe lart.

Duke luftuar me talentin

Sipas zyres britanike te shkences, me shume se 12 milione njerez do te lene vendet e punes per te dale ne pension nga viti 2012 deri ne 2022, por vetem 7 milione do te fillojne pune. Me normat e lindjeve qe po mbeten te uleta, talenti po tkurret kudo ne glob.

Sipas nje studimi nga ManpoeerGroup, 40% e punedhenesve ne shkalle globale po perballen me mungese te talentit dhe me shume se gjysma po kerkojne te trajnojne dhe zhvillojne kandidatet si nje zgjidhje per te mbushur vendet bosh.

Punedhenesit ne rajonin Paqesor-Aziatik kane probleme me te medha me rekrutimin. Ne Japoni, 86% e kompanive po hasin veshtiresi te mbushin pozicionet e punes. Mund te jete rastesore, por Japonia eshte gjithashtu vendi me jetegjatesine me te larte sipas Organizates Boterore te Shendetesise.

Shtrirja e rezervave te talentit

Nje qasje eshte te merren ne pune njerez me shume eksperience, siç kane kuptuar disa kompani ne Mbreterine e Bashkuar. Ata po zhvillojne vazhdimisht stafin me te vjeter per te mbuluar hendeqet ne aftesi, siç raporton The Guardian. Si rezultat, punetoret priren te vazhdojne te punojne edhe shume kohe pas dates zyrtare te daljes ne pension.

Per disa, eshte nje mundesi per te kaluar ne role me me shume pergjegjesi. Siç raporton Eall Street Journal, me pak njerez ne moshe po bejne pune me te ardhura te uleta si shofer autobusi apo pastrimi.

Me nje standard te ngjashem te arsimit si brezat e rinj, keta te lindur pas luftes se dyte boterore kane avantazhin e eksperiences dhe kjo po i sjell atyre vende pune pavaresisht moshes, sipas kerkimeve te kryera ne SHBA.

Per me teper, njerezit mbi moshen 50-vjeçare tani i gezohen pagesave me te mira, perfitime te punes dhe kushte pune me te mira sesa brezat e meparshem te punetoreve te moshuar. Ata nuk shihen me si krah i lire pune.

Ndersa mund te kete paragjykim profesional perkundrejt njerezve me te moshuar, studimet akademike tregojne se nuk ka lidhje mes moshes dhe performances ne pune. Ne vend qe te shihen si harraqe, te ngadalte dhe jo te kapshem, cilesime qe qarkullojne edhe vete mes personave ne moshe, njerezit e moshes se madhe po krijojne reputacion si te besueshem dhe produktive.

Nisma te argjendta

Fakti qe 50 eshte ende fillimi i karrieres personale te dikujt gjithashtu reflektohet ne nje rritje te sipermarresve me te vjeter. Hapja e nje biznesi te ri eshte bere virtualisht sinonim i te rinjve te zgjuar qe fillojne biznes menjehere pas universitetit. Megjithate, ne vitin 2015, rreth nje e katerta e sipermarresve qe hapen nje biznes te ri ne SHBA ishin te moshes nga 55 deri ne 64 vjeç; rreth 10%  me shume se ne 1996.

Keta jane njerez si Eilliam Agush. Ne vitin 2012, pasi punoi ne sektorin e teknologjise per mbi 30 vjet, atij iu tha se sipermarrja ku ai punonte nuk kishte me nevoje per sherbimin e tij. Keshtu, ne fund te moshes 50-vjeçare, ai vendosi te hape biznesin e tij, duke mbledhur me shume se 2 milione dollare financim kapitali.

Per shkak te ndryshimit demografik te perberjes se ekonomive te zhvilluara, ne mund te fillojme te shohin shfaqjen e nje forme te re te daljes ne pension: nje pension qe fillon me vone, qe ka me pak jete ne amulli dhe qe nuk paralajmeron fundin e jetes. Megjithate, bizneset dhe politikeberesit do te duhet te pershtatin kornizat e punesimit ne menyre me proaktive qe te marrin perfitimet e ketij trendi.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.