Cilat jane pikat kryesore qe shefi i mban gjithmone shenim per ty

0000000handom

Nuk ka rendesi se cfare pune ben dhe ne kompani punon inxhinieri, mjekesi, media, edukim, design, etj marredheniet epror  vartes jane gjithmone te nderlikuara.

Shefi eshte ai qe mban gjithmone shenime dhe, c’eshte me e bukura, nuk t’i tregon asnjehere. Jane disa pika kyҫe te cilat, sado bujare, tolerante apo demokratike qofshin, shefat i vene re gjithmone. Mos harro se eshte nje sy i hapur qe te vezhgon ne ҫdo kohe. Te pelqejne ose jo, me poshte jane disa pika qe duhet t’i vesh re dhe…. puno shume 5 dite ne jave!

Oren kur vjen ne pune

E fillon punen ne oren 8, ne 9 apo 10? Kultura te ndryshme pune e nisin diten e punes ne ore te ndryshme (madje disa zyra nuk kane nje ore fikse), por nese e nis mengjesin ne 11:30, atehere ky eshte vertet problem. Hidh nje sy nga koleget dhe shko ne pune ne te njejten kohe me ta.

. . . . dhe oren kur iken nga puna

Edhe nje here, ndoshta nuk ke nje orar fiks pune 9 me 5, por reflekto ҫdo dite per punen qe ben dhe oren kur e le. Iken para kolegeve te tu? Pas? Apo varet? Thjeshte sigurohu te mos largohesh me heret nga puna nga e hena ne te premten.

Menyren se si vishesh

Menyra se si e prezanton veten eshte shume e rendesishme ne pune  dhe gjithmone do te jete. Stili i veshjes ne pune, por edhe respektimi i kodit (per ato  vende pune qe e kane) eshte nje pike kyce qe percakton seriozitetin. Disa zyra jane totalisht te lirshme ne stil, nderkohe qe te tjera shume strikte per te respektuar kodin. Kjo eshte nje pike tjeter e rendesishme per te cilen duhet te kesh kujdes.

Si e perdor teknologjine

A merr telefonata pune ne iPhone apo po bisedon ne chat per te dale ne darke? Fokusi kresor gjate orarit te punes eshte edhe menyra se si e perdor teknologjine ne orarin e punes. Limito Facebook-un dhe gjithҫka tjeter personale.

Fjalet qe perdor

Kjo eshte nje ҫeshtje bazike, sepse asnjehere nuk duhet te shperthesh ndaj kolegeve te punes, brenda apo edhe jashte zyres. Shume punonjes jane te prirur te krijojne shpesh situata konfiktuale, ngrene zerin dhe thone fjale te pahijshme. Mos harro se shefi mban gjithmone shenime per kete pjese dhe nje dite… per ty mund te mos mbaje me.

Si pershtatesh me ambientin e punes

Sa mesohesh me ndryshimet dhe me te rejat qe te ofrohen ne vendin e punes? Je natyre e pershtatshme apo nuk te pelqejne ndryshimet? Nese je e re ne pune, shanset jane qe te jesh ne qender te vemendjes. Keshilla me e mire eshte te presesh eventet e punes dhe te qendrosh afer punonjesve me eksperience me te gjate per te perfituar dhe per t’u pershtatur me mire.

Si e menaxhon kohen

E fundit, por jo me pak e rendesishme - je nje menaxhere e mire e kohes? A i ben gjerat ne kohen e duhur apo neglizhon? A ecen paralelisht me stafin apo je pas tij? Eshte shume e rendesishme t’u japesh prioritet gjerave me te rendesishme dhe te vendosesh kohe per to.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.