Ja cilet jane reklamuesit me te medhenj ne Shqiperi

89898989898989advers45

Shoqerite e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit me te medhenj ne Shqiperi, te ndjekura nga bankat.Vodafone eshte kompania me shpenzimet me te madha te publicitetit ne vend. Ne vitin 2015, buxheti i saj i marketingut ishte 1.14 miliarde leke (rreth 8.3 milione euro), me nje rritje prej 24% ne raport me vitin e meparshem. Edhe sipas hapesires televizive, apo siperfaqes se reklamuar ne web, Vodafone dominon.


Per Telekom Albania, shpenzimet e deklaruara te reklamave ishin rreth 997 milione leke (rreth 7.5 mln euro) ne 2015-n, me nje rritje prej 13% me baze vjetore, pas tkurrjes prej 27% me baze vjetore vitin e meparshem. Kompania rezulton te kete rritur buxhetin pas ndryshimit te emrit nga AMC ne Telecom Albania, qe u shoqerua me nje fushate agresive marketingu.
Albtelecom ka tkurrur ndjeshem buxhetin ne 2015-n, me 36% ne 516 milione leke, sipas deklarimeve ne bilanc.


Ne total, operatoret kryesore te telekomunikacionit kishin nje buxhet marketingu prej rreth 20 milione euro ne vitin 2015, pothuajse e pandryshuar ne raport me nje vit me pare.Kompanite celulare mbeten shpenzuesit me te medhenj ne tregun e publicitetit ne vend, me nje pjese te konsiderueshme te tyre, qe u shkon televizioneve.

 

Ne vitin 2013, hyri ne treg nje reklamues i madh, Lotaria Kombetare, qe kishte nje buxhet total publiciteti prej 324.5 milione lekesh. Por, ne 2014-n buxheti i saj zbriti me 35% ne 210 milione leke, teksa kompania vijon te deklaroje humbje te medha (ne 2014-n humbjet ishin rreth 500 milione leke, nga 622 milione leke vitin e meparshem). Ne 2015-n, buxheti i saj i marketingut ishte minimal ne vetem 37 milione leke.
Studio Moderna (Top Shop), ndonese eshte reklamues kryesor ne numer spotesh, ka nje buxhet minimal qe nuk i kalon 50 milione leket ne vit.

 

Bankat kane deklaruar ne bilancet e tyre shpenzime marketingu prej rreth 9.4 milione eurosh, me nje rritje prej rreth 7% ne raport me 2014-n (shiko tabelen: Buxhetet e marketingut te bankave). Nje pjese e vogel, rreth 15-20% u shkon televizioneve, sipas aktoreve te tregut, por dhe te dhenave te numrit te spoteve nga Idra Media. Pjesa me e madhe shkon per shpenzime te tjera (outdoor, sherbime te tjera marketingu).


Credins ka kaluar ne reklamuesin kryesor nga bankat ne vitin 2015, pas dyfishimit te fondeve te percaktuara per kete qellim, teksa me pare buxhetin me te madh e kishte Banka Raiffeisen.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.