Nëse keni nga këto monedha, mund të bëheni milioner

0001 euro muenzen 2 euro 2007

Sipas disa lajmeve të shpërndara në median ndërkombëtare flitet se disa monedha metalike mund të shiten dhe kushtojnë mijëra euro. Monedhat të gjendura në galerinë e mësipërme janë monedha të cilat kanë një vlerë shumë të madhe në tregun ndërkombëtar. Monedha ku figuron Mbretëresha e Monakos është shumë e rrallë dhe vlen mijëra euro, para të cilat janë të interesuar t’i paguajnë koleksionuesit e tyre. “Kur bëhet fjalë për Euro-n, monedha 2 euroshe me Mbretëreshën e Monakos prapa kap vlerën prej 1300 eurosh në treg, por natyrisht që ajo rrallë mund të gjendet.

Vetëm një në 20 mijë monedha vlen kaq shumë para dhe është vështirë të dihet se cila prej tyre do të vlerësohet në një vit të caktuar. Zakonisht, detajet e bëjnë një monedhë të vlefshme, prej peshës e deri te ndonjë shënim mikroskopik që gjendet në vetëm disa prej tyre.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.