Kater gjerat qe duhet studiuar para se te blini nje biznes

 

9buying a business vancouver

Për të marrë një vendim të informuar, Manny Skevofilax, një konsulent financiar i biznesit dhe pronar i Portal Cfo Consulting, ka përpiluar një listë të gjërave që duhet të shikoni para se të blini një biznes.

1. Duhet të dini pse biznesi është në shitje

Kur jeni duke konsideruar një blerje të madhe, duhet të tregoheni pak skeptik. Duhet të zbuloni pse pronari aktual dëshiron të shesë? “Nëse pronari i biznesit nuk arrin të japë një arsye bindëse pse po e shet biznesin, duhet ta shihni si një flamur të kuq”, thotë Skevofilax.
Shumica e sipërmarrësve e urrejnë idenë e shitjes së biznesit të tyre. Ata kanë qenë aty në të mirë e në të keq, kanë parë çdo ngritje-ulje prandaj duhet të kenë një arsye shumë të fortë përse duan ta shesin biznesin e tyre.
Të gjitha këto ju duhet ti diskutoni me pronarin aktual dhe gjithashtu të pyesni dhe rreth e rrotull. Nëse ju merrni përgjigje kontradiktore ose nuhasni se pronari nuk po tregohet 100 për qind i sinqertë atëherë kjo mund të sinjalizojë probleme të mëvonshme.

2. Përqendrimi i klientelës

Kur ju jeni duke peshuar mundësitë tuaja për të blerë një biznes, ju do të dëshironi të dini se nga vjen pjesa më e madhe e të ardhurave. Disa biznese mbështeten në një ose dy klientë strategjike për shumicën e të ardhurave të tyre.
Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, por Skevofilax thotë se ju duhet të dini nëse ata konsumatorë do të qëndrojnë në bord pas shitjes apo jo.
“Nëse këta konsumatorë vendosin të lëvizin biznesin e tyre diku tjetër, a do të jetë në gjendje të lulëzojë biznesi që ju jeni duke blerë?” pyet Skevofilax.
Të njohësh klientët tuaj është një pjesë kryesore e hulumtimit të tregut që ju do të dëshironi të shihni para se të merrni një vendim.

3. Mbajtja e punonjësve kyç

Bisedoni me pronarin aktual të biznesit për të identifikuar punonjësit kyç para se të mbyllni shitjen, sugjeron Skevofilax. Nëse vendosni të blini biznesin, do të ketë nevojë një periudhë për rregullim. Një nga mënyrat më të mira për të lehtësuar këtë tranzicion është që të mbani punonjësit tuaj vitalë. Sigurohuni që të dini se kush janë lojtarët kyç para se të blini biznesin.

4. Kufizimet rregullatore qeveritare

Shumë biznese duhet të jenë në përputhje me rregulla të caktuara të qeverisë. Nëse biznesi i cili dëshironi të blini ka rregulla, sigurohuni ti njihni mirë ato para se të mbyllni marrëveshjen. Do të ishte mirë që të kontaktonit me njerëz të lidhur me politikën për të parë nëse këto rregulla janë në plan për t’u ndryshuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.