Si te lexosh gjuhen e duarve

 

966auto 1 210 780x439 650x3581483894181

Shkencetaret kane arritur ne perfundimin se midis trurit dhe duarve ndodhen me shume nerva sesa ne çdo pjese tjeter te trupit.

Levizja e gishtave, e duarve dhe e kraheve eshte e lidhur drejtperdrejt me ate çka ndodh ne mendjen e njeriut.

Keshtu, permes levizjeve te duarve, ne zbulojme se çfare eshte duke menduar njeriu qe kemi perballe dhe me te cilin jemi duke biseduar.

Te mbash duart e hapura

Kur bisedoni me duar dhe krah te hapur sikur jeni duke mbajtur nje tabaka, tregoni se ju jeni i/e hapur per ide te reja qe ju ofrohen. Zakonisht kur jeni i/e qete dhe te sigurt ne vetvete, duart levizin pak dhe i mbani lirshem.

Te mbash duart e mbledhura

Kur pellembet e duarve i mbajme poshte ose te mbledhura grusht, tregoni se mbani nje pozicion te forte dhe se nuk jeni fleksibel. Duart e mbledhura grusht dhe kur perpiqeni t’i ferkoni me njeratjetren tregojne shenja nervozizmi dhe tensioni. Kur duart i mbani si te varura mund te tregojne shenje merzie ose lodhjeje. Ne varesi te situates, ato mund te tregojne edhe zhgenjim.

Levizja e duarve

Duart qe jane mjaft aktive dhe qe levizin shpesh gjate bisedes, zakonisht tregojne se personi eshte nervoz dhe ankthioz. Kerkimet kane treguar se njerezit qe bejne gjeste dhe levizin shpesh duart teksa jane duke folur, jane energjike, te kendshem dhe te ngrohte. Ata qe nuk bejne gjeste te shumta me duart e tyre duket te jene me te arsyeshem dhe analitike.

Fshehja e duarve

Nese i mbani duart ne prehrin tuaj, apo ne xhep, edhe ne rastet kur i mbani pas kraheve, jane shprehje e sjelljes sikur doni te mbani te fshehte diçka. Nese dikush eshte duke iu rrefyer diçka, nga menyra e fshehjes se duarve ju percjellin idene se jo gjithçka po ju thuhet, do te merret ne konsiderate.

Gishti tregues

Perdorimi i gishtit tregues kur jeni duke biseduar eshte nje sinjal per te treguar se po ju thuhet diçka e rendesishme, paralajmeruese, shkruan revista Psikologji. Eshte shprehje e autoritetit dhe e vendosmerise, nese i drejtoni gishtin dikujt teksa jeni duke biseduar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.