Ja pse gjermanet jane te pasur, kane trukun e tyre per fat dhe para

0000000000000000000000000000 fate

Gjermanet gjithnje i kemi pare si njerez shume punetore dhe te suksseshem. Ekonomia gjermane, nder me te konsoliduarat ne bote.

Edhe ne traditat e tyre jane shume strikte dhe nuk ndryshojne dot kollaj.
Gjithçka nis me traditen ne nderrimin e viteve. Çfare hane gjermanet naten e nderrimit te viteve? Nuk na besoni? Lexoni se çfare hane dhe çfare bejne per te pasur fat dhe prosperitet per vitin pasardhes.
A doni te dini se çfare zakonesh ndjekin naten e nderrimit te viteve?
Traditat e ushqimit
Sauerkraut
Ngrenia e ‘Sauerkraut’, nje gatim me laker, ne vigjiljen e nderrimit te viteve eshte nje tradite shekullore, ne Gjermani. Besohet se duke ngrene ‘Sauerkraut’ do te keni me shume bekim dhe shendet te mire gjate vitit te ri.
Para se te fillojne darken, te gjithe sa jane ne tavoline urojne njeri-tjetrin per sa me shume miresi dhe para, po aq sa fije lakre ka ne tenxheren e ‘Sauerkraut’.
Ushqim me prodhime deti
Ushqimi me prodhime deti ka qene nje tradite tjeter qe zbatohet prej shume kohesh. Veçanerisht popullor eshte krapi, nje pjate qe quhet ‘Silvesterkarpfen’. Ky peshk mund te piqet, te skuqet, te gatuhet ne sgarre, ose i tymosur.
Te tjera prodhime deti, si trofta, salmoni, gaforrja, kocet, midhjet jane gjithashtu te preferuara, per darken e vitit te ri.
Nuk dihet se si ka nisur kjo tradite, por nje teori eshte shkeputja nga tradita e marrjes se shume kalorive ne nje nate te vetme, sidomos pas festes se Krishtlindjeve qe eshte vetem nje jave para vitit te ri.
Prandaj ata zgjodhen me pak ushqim kalorik, per celebrimin e festes se vitit te ri. Krapi ka qene nje peshk i shtrenjte dhe nuk mund te gjendej kollaj, prandaj ishte edhe i rrethuar nga shume besytni.
Besohej se nje luspe e peshkut krap e fshehur ne protofol sjell fat dhe para. Ajo duhet te mbahej gjate gjithe vitit, pa e humbur. Ne te njejten menyre, edhe luspat e fshehura neper shtepi, sillnin te njejtin fat dhe para per familjen.
Shume gjermane e ndjekin kete tradite edhe sot.
Derri i fatit
Derri ka qene prej kohesh nje simbol i fatit te mire dhe mireqenies. Shume njerez besojne se ngrenia e nje vakti me mish derri do te sjelle fat vitin e ardhshem. Ushqime te tilla perfshijne derrin ‘shnizel’, ‘Bratwurst’ te bere me mish derri, mish derri rosto.
Per ata qe nuk preferojne te hane mish derri ne prag te Vitit te Ri, ka nje alternative te embel, te tilla si ‘Marzipanschweine’ ose çokollata me forme derri, qe besohet te sjelle te njejtat perfitime.
Jo shpendeve
Shpendet nuk jane nje prej gatimeve te tradites ne prag te Vitit te Ri ne Gjermani. Sipas nje paragjykimi shume te vjeter, ai qe ha pula per Viti te Ri humbet lumturine e tij. Besohet se i gjithe fati dhe lumturia fluturojne larg me gjithe puplat e shpendeve.
Pavaresisht nga kjo bestytni, ne nje zone si Rheinland gatuhet tradicionalisht pjata me mish pate, me emrin ‘Neujahrsgans’.
Supa
Tasi i supes, eshte i pandare: supe me thjerreza ‘Linsensuppe’, supa me bizele ‘Erbsensuppe’, supa me bathe ‘Bohnensuppe’, ose supe me karrota ‘Möhrensuppe’. Sipas nje tradite te gjate, keto supa jane menduar se sjellin pasuri dhe bekim per vitin e ri.
Gjithashtu, nese ha nje tas plot me supe thjerrezash mendohet se te garanton me shume para ne xhep.
Kripe dhe buke
Sipas nje tradite ne Saksoni, ne menyre te veçante ne rajonin ‘Ore Mountain’, ne prag te Vitit te Ri vendoset pak kripe dhe buke nen mbulesen e tavolines dhe mbahet brenda nates deri diten e Vitit te Ri. Kjo besohet se parandalon urine vitin e ardhshem.
Buke dhe embelsira
Ka shume embelsira te njohura qe perdoren per Vitin e Ri. Veçanerisht e rendesishme eshte buka e Vitit te Ri ‘Neujahrsbrot’. Kur behet dhurate per miqte, ky eshte nje simbol dhe nje deshire qe marresi te ngopet me buke, te mos kete semundje dhe pikellime vitin e ardhshem.
Embelsira te tjera te Vitit te Ri jane ‘pretzels’ dhe ‘wreaths’, buket kurore, qe mendohet te perfaqesojne te gjitha se bashku, fat dhe bekim te pafund.
Tradita e re me ‘fondue’
Nje tradite e re ne Gjermani eshte edhe perdorimi i ushqimeve ‘fondue’, si djathe ‘fondue’, apo çokollate ‘fondue’.
Jane 5 tipe ushqimesh te tilla:
‘Cheese Fondue’: nje gatim me djathera te shkrire me ereza dhe vere, dhe copa buke te zhytura ne te.
Mish i tipit ‘fondue’: ky eshte me popullori ne Gjermani. Kuba te vegjel mishi vendosen ne shkopinj te gjate ose pirunj, qe perdoren per gatimin ‘fondue’ dhe futen ne vaj te nxehte derisa behen gati. Ky mish zhytet ne salca te ndryshme, edhe pikante ndonjehere, para se te konsumohet.
‘Chinese Fondue’: eshte e ngjashme me mishin ‘fondue’ por nuk piqen ne vaj te nxehte, ao gatuhen ne lengun e nxehte te mishit. Dhe perdoren salca pikante.
Perime ‘Fondue’: edhe perimet gatuhen ne te njejten menyre, duke u skuqur ne vaj te nxehte.
Çokollate ‘Fondue’: nje embelsire ‘fondue’ eshte konsumimi i frutave te ndryshme ne çokollate te shkrire.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.