Si te menaxhosh kohen mes familjes dhe biznesit qe po rritet?

0auto family work1466265281

Te qenit mes familjes dhe biznesit qe po rritet.

Kjo eshte nje beteje e zakonshme qe e hasin pjesa me e madhe e sipermaresve- si e balanconi kohen midis biznesit tuaj dhe jetes personale? Kur biznesi eshte duke u rritur eshte nje periudhe emocionuese. Mbase po shkoni drejt godinave me te medha, ose po merrni ne pune staf te ri. Mund te jete tunduese qe t’i perkushtoheni biznesit tuaj dhe te merrni pjese ne te gjitha aspektet e rritjes se tij, por çfare beni kur nderkohe edhe familja juaj po zgjerohet?

Jas Brar, CEO i Entripy Custom Clothing, ka perjetuar pikerisht kete dileme. Femijet e tij u linden ne keto 5 vitet e fundit, gjate nje kohe kur Entripy po rritej me shume se kurre. “Ne kishim rritje dyshifrore çdo vit, duke i bere gjerat qe te ecnin shpejt ne pune, dhe ne te njejten kohe shtohej edhe familja ime,” ka thene Brar.

Ja se si ia arriti Brar te menaxhonte kerkesen e rritur te nje biznesi dhe nje familje qe po rritej.

Perdore familjen si “motor”

Bashkeshortja e Brar dhe tre femijet, jo vetem qe e mbajne ate me kembe ne toke, thote ai, por ne fakt e nxisin te beje me shume ne pune. “Si sipermarres, ti je nje i varur nga adrenalina. Keshtuqe pasja e kesaj adrenaline ne shtepi ne njefare menyre te nxit te besh me shume.” Pershtatja me nevojat e tre femijeve te tij te vegjel i jep Brar momentin per te cilin ka nevoje per te qene me shume produktiv ne pune dhe i jep shkendijen kreative per te ndezur imagjinaten.

Gjej kohe duke eleminuar kohen e udhetimit per ne pune

Kur Brar po kerkonte per nje shtepi te re per familjen e tij qe po rritej, vendndodhja ishte faktori me i madh ne vendimin e blerjes. “Une mundohem te eleminoj kohen e humbur ne jete, dhe te udhetoj per ne pune eshte nje humbje kohe,” ka thene ai. Brar ka blere nje shtepi 5 minuta larg nga zyrat e Entripy per te siguruar se koha e shpenzuar per te shkuar e per t’u kthyer nga puna te ishte sa me e shkurter qe te ishte e mundur. Ndersa eshte rritur biznesi, Brar, here pas here ka pare mundesine e transferimit te zyrave te Entripy ne nje vendndodhje te re, por ne menyre te atille qe te ndjeke pergjegjesite e tij ne shtepi, ai thote “Entripy dhe shtepia nuk mund te jene kurre shume larg njera-tjetres.”

Mbajeni te forte themelin tuaj

“Nuk do te kisha patur mundesine te beja ate qe bej pa mbeshtetjen e gruas sime,” ka thene Brar. Ushqimi i marredhenieve me bashkeshorten e tij, Shelli, eshte prioritet i listes se gjerave per te bere te Brar per nje jave. “Ti nuk mund t’ia çosh te gjitha perpjekjet punes. Disa prej tyre duhet t’i çosh ne shtepi,” ka thene ai. Per shkak se Brar jeton afer zyres, ai shpeshhere shkon ne shtepi per te drekuar me bashkeshorten, dhe çifti del çdo jave ne nje takim personal, per te siguruar se ata kane kohe cilesore me njeri-tjetrin.

Çeshtjet e punes gjithmone diskutohen ne tryeze

Edhe pse shume sipermarres perpiqen te ndajne punen nga jeta familjare, Brar thote se ne shtepine e tij, biznesi eshte gjithmone i pranishem ne tryeze. “Ti nuk del nga dera e punes dhe çdo gje zhduket,” ka thene ai. Brar i ndan detajet e sukseseve dhe mundimeve te Entripy me bashkeshorten, te cilen ai e quan “tifozen” me te madhe. Askush me mire se ajo nuk i di te mirat dhe te keqijat e biznesit.

Puno kur te gjithe jane duke fjetur

Edhe pse Brar nuk e sjell punen me vete ne shtepi, ai shmang dergimin e emaileve ose punen ne laptopin e tij gjate kohes me familjen, duke preferuar te punoje kur te gjithe jane ne gjume. “Ndjej me pak brerrje ndergjegjie kur familja ime eshte duke fjetur, sepse keshtu nuk humbas asgje,” ka thene Brar. “Une mund te sakrifikoj pak gjumin, por nuk do te sakrifikoj kohen e mire qe i dedikoj asaj.”

Gjate periudhave te zena, Brar shkon ne zyre ne 4:30 te mengjesit dhe largohet ne 7 te mengjesit te dites tjeter, fiks ne kohen kur behet zgjimi ne shtepi. “Sigurohem se do te jem atje per femijet e mi kur zgjohen dhe kur shkojne ne shtrat,” thote ai. “Nuk ka asgje me te bukur kur ata te shikojne ty sa here qe shkojne per te fjetur dhe sa here qe ngrihen.” Brar thote se ai gjithmone i merr femijet ne shkolle dhe programon qe ta lere punen rreth kohes kur ata dalin nga shkolla. “Eshte nje menyre fantastike per te nisur diten time, dhe nuk do te doja ta filloja kurrsesi ndryshe.”

Ki besim te te tjeret dhe delego

Shume shpesh, sipas Brar, sipermarresit perpiqen te bejne çdo gje vete. Toleranca eshte e vetmja menyre me te cilen ai ka arritur te ekuilibroje kerkesat e punes dhe jetes personale. “Nese nderton nje kulture te mire dhe je nje lider i mire, do te jeni te afte te rrisni biznesin pasi nuk ka nevoje qe ju te mikromanaxhoni çdo vendim,” thote ai. Kur puneson njerez te rinj, Brar sigurohet se ata jo vetem qe jane te pavarur per te marre frenat ne dore, por edhe te kene stilin dhe besimet e tij, ne menyre te tille qe t’u delegoje punet dhe keta te fundit t’i bejne po ne menyren qe do t’i bente ai.

Ji i forte menderisht dhe fizikisht

Biznesi kur rritet kerkon fuqi mendore dhe fizike, diçka qe Brar thote se i mungonte para 5 vitesh. “Une haja shume keq per periudhen me te gjate te jetes sime dhe trupi im mori nje goditje. Truri im ndihej me i mjegullt, isha me shume ne humor te keq, dhe nuk isha energjik.” Nje ndryshim ne jete dhe stil jetese e ndihmoi ta bente pune dhe jeten e tij me te kenaqshme. “Une kam energji te bej gjera me femijet e mi, dhe te njejten energji e sjell ne pune.”

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.