Dhjete zakonet e fuqishme qe do te stimulojne inteligjencen tuaj

0000000000000000000000000000 zakon

Per te qene i shendetshem, truri juaj ka nevoje per stervitje ashtu si muskujt. Kalimi i disa minutave ne dite duke kryer ushtrime mendore, jo vetem qe do te ndihmoje ne forcimin e te menduarit, por do te permiresoje kujtesen, madje edhe qetesoje mendjen tuaj.

Me poshte po rendisim 10 veprime qe mund t’iu ndihmoje te zgjeroni aktivitetin e trurit, si dhe te ushtroni mendjen tuaj.

1. Vezhgoni

Te shohesh nuk eshte njelloj si te vezhgosh. Vezhgimi perfshin analizimin e asaj qe shihni. Kur vezhgoni, do te vini re te gjitha gjerat qe i keni anashkaluar prej nje kohe te gjate. Perthithni ate qe eshte rreth jush, dhe mos e frenoni imagjinaten.

2. Mesoni

Nese jeni mendjehapur dhe nuk ndaleni kurre se mesuari, truri juaj do te mesohet te kerkoje te dije me shume, dhe s’do te ndalet kurre ne kete proçes. Perqafoni çdo mundesi qe keni per te mesuar diçka nga njerezit, te cilet nje njohuri te gjera ne fusha te caktuara. Nje menyre e mire do te qe mesimi i nje gjuhe te re.

3. Degjoni

Kur degjoni tingujt perreth jush, ju perthithni nje pjese te botes. Nese dini per nje shetitje ne rruge, kushtojini vemendje asaj qe jane duke biseduar njerezit, ne menyre qe te mesoni si mendojne ata. Ju gjithashtu mund ta ushtroni kete zakon duke degjuar nje muzike te re.

4. Eksperimentoni

Nese nuk dilni nga zona tuaj e rehatise dhe te filloni te eksperimentoni me gjera te reja, mund te privoheni nga diçka qe mund ta ndryshoje jeten apo mendjen tuaj. Shihni mundesine e ndjekjes se kurseve qe ngjallin vemendjen tuaj, dhe mesoni mbi nje fushe ku s’keni shume njohuri.

5. Zgjeroni njohurite

Asnjehere mos qendroni me njohurite e perftuara me heret. Pyesni mbi gjera te caktuara. Gradualisht njohurite juaja do te rriten, dhe truri do te mesohet te mos mjaftohet vetem me nje informacion te pjesshem. Librat e tematikave te ndryshme do t’iu ndihmojne te zgjeroni mendjen tuaj dhe shihni boten me nje tjeter sy.

6. Flisni

Mesoni nga njerezit rreth jush. Ndajeni informacionin qe keni ruajtur ne trurin tuaj gjate viteve, me nje person qe ka bere te njejten gje. Shprehni idete tuaja, dhe zhvilloni mendime te reja nga perzierja e njohurive tuaja.

7. Ushtrohuni

Trupi dhe mendja jane nje njesi. Nese njeri prej tyre nuk eshte ne gjendjen e tij me te mire, tjetri mund te vuaje pasojat. Kaloni 20 minuta ne dite duke kryer ushtrime te ndryshme, per te oksigjenuar mendjen tuaj.

8. Meditoni

Nese ju filloni te shihni mendjen tuaj se si silletdhe ate qe çliron kur meditoni, keni nevoje te dini paksa me shume. Ky lloj relaksi mund te jete zbulues per trurin tuaj, dhe do te ndjeni se si relaksohet mendja tuaj.

9. Analizoni mundesite

Mundohuni te mendoni jashte kutise, dhe kerkoni gjithmone per me shume pergjigje te mundshme nga ajo logjike. Mos u ndalni se eksploruari ide, si dhe gjenerimin e mundesive dhe zgjidhjeve.

10. Luani me mendjen tuaj

Nuk ka asgje te keqe te udhetonin me mendjen tuaj ne vende te çuditshme. Kur krijoni nje univers ne koke, ku çdo gje eshte e mundur, ju ushtroni trurin tuaj – madje edhe ndjenja juaj e humorit mund te kete nje ndryshim teper pozitiv. Nje pjese e sekretit te efektivitetit te ketyre metodave eshte zbatimi i tyre çdo dite – natyrisht pa e stermunduar trurin. Degjoni, vezhgoni dhe perfitoni nga bota ku jetoni. 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.