Stresi i punes:Testi i shtate pyetjeve

0000000000000000000000000000000 stresi i punes

Presioni i punedhenesit, marredhenia e keqe me koleget dhe kerkesat e teperta jane vetem disa nga arsyet qe shkaktojne stres ne pune.

Pavaresisht nga profesioni qe ushtron secili, stresi i punes eshte kthyer ne nje “kamzhik modern” qe ndikon ne cilesine e jetes brenda dhe jashte vendit te punes.

Stresi i tepruar nuk lidhet vetem me efektet psikologjike, siç jane humori i keq dhe mungesa e kenaqesise, por edhe me efekte fizike, si dobesimi i sistemit imunitar dhe rritja e rrezikut te obezitetit.

Nje test i shpejte prej shtate pyetjesh, qe u zhvillua nga Sherbimi Shendetesor Britanik (Choices NHS) zbulon nivelet e stresit me te cilat perballemi. Zgjidhni pergjigjet qe ju perfaqesojne me shume duke mbledhur piket ne kllapa.

Si e menaxhoni oren gjate punes?

a. Orari im eshte mjaft elastik, ndaj zgjedh se kur do te punoj e kur do te bej pushim (0)

b. Pak a shume e menaxhoj mire kohen, por do deshiroja me shume liri (1)

c. Nuk ka mundesi te zgjedh se si do te punoj (2)

Si aplikohen ndryshimet ne vendin e punes?

a. Kam mundesi te bisedoj me punedhenesin para aplikimit te tyre (0)

b. Kam mundesi t’i bisedoj me punedhenesin, por nuk mund te marr pjese kur merren vendime (1)

c. Nuk lajmerohem per ndryshimet qe do te behen, nuk kam mundesi t’i bisedoj (2)

Çfare marredhenie keni me punedhenesin?

a. Mund te kem ndihmen, mbeshtetjen dhe inkurajimin e tij te plote (0)

b. Mund te ndaj me te diçka qe me shqeteson gjate punes (1)

c. Nuk kam marredhenie te mire me te (2)

Si eshte marredhenia juaj me koleget?

a. Me ndihmojne dhe jane gjithmone te gatshem per te biseduar me mua mbi shqetesimet e punes (0)

b. Nuk me mbeshtesin shume (1)

c. Kemi marredhenie te mire, por nuk bisedojme shume me njeri-tjetrin (2)

Ju shkakton problem ne pune nje nga opsionet e meposhtme (mund te zgjidhni me shume se nje)

a. Perballem me sjellje te vrazhda (2)

b. Debatoj dhe perplasem shpesh me koleget (1)

c. Kercenohem nga nje ose me shume kolege (2)

ç. Nuk kam marredhenie te mira me nje person nga ambienti i punes (1)

d. Asnje nga te mesipermet (0)

Cili eshte roli juaj ne ambientin e punes?

a. E kam te qarte se çfare duhet te bej dhe di te bej punen time (0)

b. E di cilat jane detyrat dhe pergjegjesite e mia, por ka raste qe nuk ia dal dot (1)

c. Nuk e kam te qarte se çfare roli kam (2)

Ju shqeteson nje nga opsionet e meposhtme? (mund te zgjidhni me shume se nje)

a. Njerez te ndryshem kane kerkesa te ndryshme nga une, gje e cila nuk me ndihmon (1)

b. Afatet kohore qe me lihen jane shume te shkurtera dhe si pasoje neglizhoj disa detyra per shkak te mbingarkeses (1)

c. Punoj ne menyre robotike dhe nuk kam kohe per pushim (1)

ç. Me ushtrojne presion per te punuar shume ore (1)

d. Asnje nga te mesipermet (0)

Rezultatet:

0-3 pike: Kushtet ne vendin e punes eshte mjaft te mira. Edhe nese ka presione, ambienti eshte i pershtatshem per t’i kapercyer ato, ne saje te mbeshtetjes dhe ndihmes qe iu japin eproret tuaj.

3-9 pike: Ka vend per te permiresuar situaten, ne menyre qe stresi mos ndikoje ne punen apo jeten tuaj personale.

9-20 pike: Niveli i stresit me te cilin perballeni ne ambientin e punes, tejkalon ate te grades normale. Te gjitha ato qe ju shqetesojne beni mire t’i bisedoni menjehere me punedhenesin tuaj.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.