Ja si te kuptoni se keni zgjedhur punen e gabuar

00working hard vs working smart

Kush eshte ai qe te pakten nje here te mos i kete bere kete pyetje vetes: A eshte kjo puna e duhur per mua?

Shkojme ne pune gjithnje e me te lodhur ose kthehemi ne shtepi pas nje dite te lodhshme, te stresuar e nervoze.

Pastaj nisin te shfaqen problemet e para ne shendet: migrena, ulcera, ankthi mund te behen pjese e perditshmerise sone. Per meshkujt, stresi lidhet me shume me ankthin per te bere karriere. Ndersa per femrat, problemet me te zakonta lidhen me marredheniet me koleget, marredhenia me nje shef autoritar e despot, rikthimi ne pune pas lejes se lindjes, roli ne shtepi dhe ne familje dhe se fundi, gjendja ekonomike. Guida e meposhtme ju vjen ne ndihme te kuptoni nese keni zgjedhur punen e duhur.

1. Nese ne mengjes jeni gjithnje te lodhur, me humor te keq dhe me zor çoheni nga krevati, eshte per shkak te asaj qe ju pret ne pune. Te punosh ne nje ambient armiqesor, shpesh perceptohet si nje vend klaustrofobik, si nje burg.

Lind pyetja: Ka ndonje gje qe nuk shkon ne zyre apo eshte diçka tjeter?

Ndiheni gjithnje ne ankth? Keni veshtiresi t’ju zere gjumi ne darke dhe ne mengjes, para se te çoheni, mendoni gjithe punet qe duhet te beni? Te gjithe ne e perjetojme ankthin, por kur ai i kalon limitet e normalitetit dhe nis te shnderrohet ne dhimbje barku, migrene, panik, ne dhimbje stomaku, atehere ka ardhur momenti qe te ndalni, te beni pak pushim dhe te ndryshoni jeten (ne familje e ne pune). Nese keni gjithe keto probleme, trupi yne do te na thote diçka; eshte puna e duhur?

Duhet te theksojme se puna e duhur ju ben te ndiheni mire, ju jep kenaqesi, nuk jua merr frymen por, perkundrazi, ju jep fryme. Ju duhet te beni disa ndryshime, si per shembull te shkoni te nje psikoterapeut, te reduktoni orarin e punes dhe ne fund, nese eshte e nevojshme, te ndryshoni pune.

Pritshmerite jane armiku yne me i keq. Shpesh, ne menyre te pavetedijshme, jemi ne presion te pritshmerive qe prinderit, te afermit apo miqte kane per ne. Pranojme pune me prestigj, por qe nuk na bejne te lumtur dhe qe ne te shumten e rasteve, nxjerrin ne pah anet me te keqija te karakterit tone. Per femrat, eshte edhe dilema e madhe: pune apo familje?

Ne fund te fundit pyetja qe duhet t’i bejme vetes eshte: Jetohet per te punuar apo punohet per te jetuar?

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.