Mendoni si fitimtare. 4 sekrete per te hapur rugen drejt suksesit

000000000000000000000000000 fitimtar

Cili eshte perberesi me i rendesishem i suksesit? Nderkohe qe lidhjet e duhura dhe zhvillimi personal jane te rendesishme, gjeja qe mungon me shpesh eshte mendesia. Ndoshta keni degjuar shume here qe njerezit e suksesshem mendojne ndryshe. Megjithate, pyetja e madhe eshte: si mund te zhvillosh nje mentalitet suksesi?

Cilat jane sfidat qe duhet te kaperceni? Ju mund te arrini sukses ne cilendo fushe, nese mendoni si fitues.

Ja 4 menyra se si mund te zhvilloni nje mentalitet fituesi:

1. Merrni nje vendim.

Nese ju doni te jetoni jeten e endrrave tuaja, kjo fillon me nje vendim. Ju duhet te vendosni se ajo gje qe deshironi te arrini, eshte me e madhe se deshira juaj per te qendruar aty ku jeni.

Kur ju merrni nje vendim, kjo gje do te krijoje parehati. Sado jo e rehatshme qe mund te duket, ju duhet te mbeteni te perkushtuar ne zgjedhjen tuaj. Ne fund te fundit, ne qofte se ju nuk jeni te pakten pakez te frikesuar prej endrrave tuaja, atehere nuk jeni duke enderruar gjera dhe aq te medha.

2. Pranoni se eshte e domosdoshme te hiqni dore nga zakonet e vjeter

Momentin qe merrni nje vendim per te bere nje jete me te mire, menjehere do te ndeshni ne sfida psikologjike. Eshte e veshtire te shkeputesh nga gjerat e njohura per te ecur drejt te ardhmes. Konformizmi eshte rreziku me i madh ndaj ndryshimit ne jete. Qeniet njerezore jane krijesa te zakonit. Shumekush i ka bere gjithmone gjerat ne nje menyre te caktuar dhe nuk ve asnjehere ne dyshim zakonet e veta. Kur i ve ne dyshim, atehere fuqizohesh per te krijuar zakone te reja dhe te nxisesh ndryshimin ne te gjithe fushat e jetes. Qe te mendoni si fitimtare, ju duhet te shkeputeni nga menyra e vjeter e te berit te gjerave, per te zbuluar shanse te reja.

3. Zhvilloni nje menyre te re te te menduarit

Sistemi juaj i besimeve eshte themeli i suksesit apo deshtimit tuaj ne jete. Per cilindo mendim negativ, do te duhet qe te mbillni mendime te reja pozitive brenda mendjes tuaj. Nderkohe qe kjo do te jete nje sfide e madhe, nga ana tjeter eshte edhe sekreti i krijimit te modeleve te reja ne jeten tuaj.  Shpesh here, pengesa me e madhe per te zhvilluar nje menyre te re te menduari eshte frika. Frika nga e panjohura eshte ajo qe lufton ndryshimin ne jeten tone. Detyrojeni veten te mendoni pozitivisht. Idete e reja nuk mund te mbillen ne nje toke te helmuar.

4. Ruaj mentalitetin

Kur mendojme per mirembajtjen, ne gjithmone mendojme per shtepine apo makinen. Megjithate, nje gje qe harrojme te mirembajme eshte mendja. Nje mendje qe neglizhohet eshte nje mendje qe do te mbetet negative. Nuk mjafton t’i perfundoni hapat e mesiperm brenda nje jave – duhet te keni qendrueshmeri. Dhe per ta bere kete, duhet qe vazhdimisht te analizoni mendimet tuaja, me qellim qe te mos bini prape ne zakonet e vjetra.

Vleresoni procesin tuaj te mendimit dhe modelin tuaj te te menduarit. Procesi juaj i mendimit eshte se si mendoni, nderkohe qe modeli eshte se çfare mendoni. Te dy bashke krijojne paradigmen tuaj te mendimit. Dhe paradigma krijon pikepamjen qe ju keni mbi boten. Mos fusni asgje ne mendje, pa e vleresuar me pare.

Vendosni kerkesa per gjithçka qe lejoni te zere vend ne mendjen tuaj. Kur beheni me te kujdesshem per gjithçka qe mbillni ne mendjen tuaj, atehere do te jeni edhe me te vetedijshem per ate qe prodhoni.

Mendja juaj mund te jete arma me e madhe qe keni, apo lufta juaj me e madhe. Koha qe i kushtoni zhvillimit te mendjes do te percaktoje edhe madhesine e fitores ne jeten tuaj. Mendoni si fitimtare, dhe do te beni nje jete fitimtaresh.

Hello World!

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.