Pse duhet t'i ndryshoni fjalekalimet rregullisht?

0ekuiliber

Rishtazi një e njohura ime më kontaktoi për të kërkuar ndihmë me riaksesimin e llogarisë së kompanisë në Instagram.

Dukshëm dikush kishte marrë fjalëkalimin e Instagramit pasi kishte filluar të postonte mesazhe pa lidhje! Sugjerimi i menjëhershëm ishte ndryshimi i fjalëkalimit në Instagram së bashku me atë të adresës së email-it.

Pastaj e provoi të ndryshonte fjalëkalimin e Instagramit, kuptoi që personi që kishte marrë akses e kishte ndryshuar, rrjedhimisht i sugjerova ta rivendoste fjalëkalimin (reset) nëpërmjet adresës së email-it. Vetëm kështu arriti të ri-logohej me sukses në llogarinë e Instagram-it.

I rikujtova që duhet të ndryshonte edhe fjalëkalimin e email-it, dhe përgjigja ishte "po do ta ndryshoj"!

instagram

E gjithë kjo bisedë ndodhi herët në mëngjes. Gjysmë dite më vonë, ajo më rikontaktoi për të më njoftuar se ia kishin rimarrë aksesin e Instagram-it dhe për më tepër llogaria në Instagram nuk rezultonte më aktive!

Bëmë disa tentativa për ta rikthyer por politikat e Instagram-it për llogaritë që ‘fshihen’ apo ‘mbyllen’, ishte që mos t’i riaktivizonte më si adresa. Pra, lajmi edhe më i keq ishte fakti që emri i përdoruesit në Intagram nuk ishte më i vlefshëm dhe e gjithë puna për akumulimin e ndjekësve në këtë platformë tashmë kishte shkuar kot!

Kur e ri-pyeta nëse e kishte ndryshuar apo jo fjalëkalimin e email-it, mu përgjigj se nuk kishte pasur mundësi ta bënte në mëngjes pasi ishte me celular! Dukshëm personi që kishte marrë akses më herët e kishte rimarrë aksesin e llogarisë në Instagram-it dhe në shenjë demostrative e kishte fshirë!

Në shumicën e rasteve të tilla është shumë e vështirë të kuptosh se si apo në çfarë mënyre ju është vjedhur aksesi i llogarisë tuaj, por duhet të filloni të mendoni seriozisht që t’i paraprini situatave të tilla!

Disa sugjerime që kjo histori mos të përsëritet herën tjetër!

Përdorni një fjalëkalim të vështirë – sa herë e keni dëgjuar këtë këshillë? Ka nevojë ta dëgjoni edhe një herë apo do e bëni zakon? Ideja është që për ta bërë fjalëkalimin tuaj më të vështirë duhet të përdorni miks simbolesh, shenjash pikësimi, numrash dhe shkronjash, të mëdha e të vogla.

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.