Si te beni para, keshilla nga gjysherit

financial elder abuse piggybank

Të mësojmë për financa nga gjyshërit është një gjë që çdokush duhet ta bëjë, ata me eksperiencat e tyre kanë mësuar se si është mënyra më e mirë për një të ardhme të sigurt financiare.

Ja disa këshilla nga gjyshërit:

Huamarrja

Gjyshërit tonë nuk kishin qasje në kredi asokohe dhe i vetmi borxh që mund të konsideronin ishte hipotekë, por këshilla kryesore e gjyshërve na thotë të shmangim sa më shumë borxhin. I vetmi borxh që mund të hyni është financimi i edukimit, vetëm atëherë kur shansat janë të mëdha për të gjetur punë më të mirë. Mos merrni kurrë borxh për festa, party. Më mirë, ulni aspiratat tuaja dhe blini vetëm çfarë mund të përballoni.

Bleni rroba të përdorura

Gjyshërit na tregojnë se kjo ishte mënyra e vetme për ta për të blerë gjërat e nevojshme. Shumica e artikujve të tillë janë në gjendje të mirë. Orenditë e dorës së dytë mund të na shërbejnë shumë mirë dhe mund të qëndrojnë për kohë shumë të gjatë.

Numroni paratë

Nëse do të shpenzoni para, shpenzoni mençur. Shpenzoni ato në gjëra që me të vërtet ju duhen dhe që ju shërbejnë. Bëni zgjedhje të duhura, shikoni artikujt me vëmendje, bleni gjërat që po t’i përdorni shumë.

Kujdes me shpenzimet shtëpiake

Gjyshërit nuk do të lejonin nxemjen ose dritë të ndezur kot. Në ditët kur nuk kishte mxemje qendrore, gjyshërit kanë përdorur mënyra të thjeshta për t’u ngrohur, vishni një xhemper nëse keni pak të ftoftë dhe kurseni nxemjen për ditë më të ftofta.

Kurseni

Gjyshërit e dinin rëndësinë e kursimit dhe situatës “çka nëse”.  Fitoni këtë shprehi nga ata. Kurseni çdo muaj nga pak dhe kështu ju nuk do të tentoni t’i shpenzoni të gjitha parat tuaja në argëtim.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.