Veprimi i perditshem qe do t'ju forcoje kujtesen

BrainPuzzle

Doni të mësoni diçka të re? Stërvitja mund t’ju përforcojë kujtesën. Stërvitja e trupit e mban trurin aktiv dhe bazuar në një studim të ri, ushtrimi fizik 4 orë pasi e mësuar diçka të re, shërben për të përmirësuar kujtesën.
Studiuesit kanë zbuluar se stërvitja pas 4 orësh, e ndihmon trurin të lidhë më mirë modelet e të përthithë më shpejt informacionet e jashtme, se sa njerëzit, të cilët ushtrohen menjëherë ose nuk stërviten fare.
72 njerëz që morën pjesë në këtë kërkim, u përfshin në një lojë mendore, ku duhet të memorizonin fotografitë, që u shfaqeshin për 40 minuta.
ta u ndanë në tri grupe: ata që u stërvitën menjëherë, pas katër orësh dhe aspak. Sipas rezultateve të ushtrimit statistikisht, por bazuar edhe në skanimet e trurit, rezultoi se aktiviteti mendor i njerëzve që ishin stërvitur pas katër orësh ishte më i madh.
Këta individë ishin treguar më të vëmendshëm dhe kishin një aktivizim të trurit në zonën e kujtesës.
Ka të dhëna të mjaftueshme prej eksperimenteve me kafshët, që prodhimi i lëndëve kimike transmetuese si: dopamina dhe norepinefrina, sjellin prodhimin e proteinave të tjera, që aktivizojnë zonën e kujtesës në tru.
Aktiviteti fizik është shkaktar i prodhimit të tyre dhe stimulon kujtesën. Mendimi që stërvitja e zakonshme ka një ndikim të madh mbi shëndetin mendor, duke përshirë edhe kujtesën, është përmendur në shumë studime.
Prandaj, nëse nuk doni të harroni lehtësisht, është e nevojshme të stërviteni vazhdimisht, për një harmoni mendore e fizike.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.