Si ti perballojme borxhet

Couplemarried

BORXHET mund të krijojnë tension e madje ta shkatërrojnë një familje. Për shembull, studiuesi Xhefri Dju arriti në përfundimin se çiftet që kanë borxhe, kalojnë më pak kohë së bashku, zihen më tepër dhe janë më pak të lumtur. Po të krahasohen me çështje të tjera, zënkat për borxhet dhe për çështjet financiare zgjatin më shumë, sjellin më tepër ulërima e goditje, dhe ka më shumë të ngjarë të çojnë në debate për gjëra të tjera. Pra s’habitemi që shkaku kryesor i divorcit në Shtetet e Bashkuara është mosmarrëveshja për paratë.

Borxhet e tepërta sjellin edhe rreziqe shëndetësore, si: pagjumësi, dhimbje koke, dhimbje stomaku, infarkt dhe depresion.

Po sikur familja juaj të jetë nën stres për shkak të borxhit?

VËSHTIRËSIA 1: Ia hedhim fajin tjetrit.

Si t’ia bëjë një çift që të parandalojë përçarjen që sjellin borxhet?

Një çelës i suksesit: Bashkëpunoni kundër borxhit.

Luftoni kundër borxhit, jo kundër njëri-tjetrit. Në vend që me arrogancë të përpiqeni t’i zgjidhni gjërat vetë, flitni hapur për problemet financiare dhe pastaj bashkëpunoni.

Edhe fëmijët tuaj mund të ndihmojnë. 

VËSHTIRËSIA 2: Duket e pamundur t’i shlyejmë borxhet.

Ç’të bëni nëse ndiheni të mbytur nga shkurajimi, faji ose turpi për shkak të borxheve?

Një çelës i suksesit: Merrni nën kontroll buxhetin.

1. Përcaktoni buxhetin aktual. Mbani shënim të gjitha paratë që hyjnë e dalin nga shtëpia për dy javë, ose për një muaj nëse është më praktike. Shtojini kësaj liste shpenzime të tilla, si: taksa, siguracione dhe veshje, të cilat mund të paguhen më rrallë, dhe përdorni një mesatare mujore për to.

2. Shtoni të ardhurat. Mund të bëni turne shtesë në punë, të kryeni punë sezonale, të mësoni dikë, të mblidhni materiale të riciklueshme ose të shfrytëzoni ndonjë hobi për të fituar të ardhura. Kujdes: Sigurohuni që puna të mos ndërhyjë në veprimtari më të rëndësishme, si ato që lidhen me besimin.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.