Si ndikon paraja te femijet e vegjel

0000000000000000000000000000 monye

Në dy eksperimente të zhvilluara në SHBA, kërkuesit shkencorë vunë re se fëmijët që luanin me para’ ishin më egoistë dhe më pak bujarë sesa ata që nuk e bënin këtë gjë. Eksperimenti i parë përfshiu një grup fëmijësh 3-vjeçarë, të cilët duhet të ndanin nëpër kosha letra ose para’. Pas ndarjes, letrat ose paratë duhet t’i çonin në një kuti në cepin më të largët të dhomës. Rezultatet treguan se fëmijët që kishin ndarë letra ishin më të gatshëm për të bërë detyrën që u ishte caktuar sesa ata që kishin ndarë para’.

Eksperimenti i dytë përfshiu fëmijë të grupmoshës 3-6 vjeç. Njëri grup luajti me para’, ndërsa tjetri me lodra. Të dyja grupeve u ishte thënë që pasi të mbaronin lojën, duhet të rregullonin dhomën ku kishin luajtur. U vu re se grupi që kishte luajtur me para’ e kishte rregulluar më pak sesa ai që kishte luajtur me lodra.

Studimi thotë: “Fëmijët që luajtën me para’ ishin më egoistë, më pak disponibël dhe më pak bujarë”.

Udhëheqësi i studimit, Lan Chaplin, profesor në Universitetin e Marketingut në Ilinois, u shpreh: “Fëmijët e vegjël e kanë konceptin e drejtësisë, besimit dhe fizikës. Edhe pse nuk e artikulojnë dot, truri i fëmijëve ka krijuar edhe një koncept prej të rrituri për paranë.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.