Aftesite qe duhet t'i keni persosur ne pune perpara te 30-ave

BUSSMeeting

Karriera – Nëse jeni një profesionist i ri, disa nga cilësitë e mëposhtme duhet t’i përsosni maksimalisht për të qenë sa më konkurrues në tregun e punës, ndërsa kaloni në një fazë të dytë të rëndësishme të karrierës

  1. Mësoni si të largoheni miqësisht nga puna

Nëse një vend pune ka reshtur së qenë i dëshirueshëm për ju, atëherë largohuni prej tij. Megjithatë, ndiqni të gjitha procedurat ligjore të largimit nga puna dhe mos krijoni përballje me menaxherët tuaj. Ndonëse mund të jeni lodhur shumë nga një vend i caktuar pune dhe të jeni të mërzitur nga njerëzit që ju rrethojnë, ju duhet të tregoni profesionalizëm në sjellje. Nuk e dini kurrë se kur mund t’ju duhet të punoni me të njëjtët njerëz në të ardhmen.

  1. Ambicia
    Është shumë e kuptueshme që të keni ambicie nëse doni të përparoni në karrierë. Ambicia është një cilësi shumë relative në varësi të personave, por ama çdo profesionist i ri duhet ta ketë atë. Nëse nuk synoni më shumë, ju e kufizoni veten që të mos arrini më shumë. Gjërat nuk do t’ju zbresin nga qielli, por ju duhet t’i përfytyroni ato dhe të arrini t’i realizoni.
  2. Jini realistë për të ardhmen

Ju duhet të jini realistë për të tashmen dhe të ardhmen tuaj. Nuk keni përse të hyni shumë thellë, duke arritur në kufi të depresionit, por duhet të kuptoni që shanset në disa fusha janë të kufizuara. Duke qenë me këmbë në tokë, do ta keni shumë më të lehtë të ndiheni në pozicionin e duhur për të marrë hapat që do t’ju ndihmojnë për të ecur më përpara.

  1. Sigurohuni të jeni të dukshëm për shefat

Nuk keni përse të krijoni lidhje të ngushta miqësore, por ama sigurohuni që të keni mjaftueshëm kontakt me shefin apo shefen, aq sa të ketë njohuri për ekzistencën tuaj.

Nëse jeni të padukshëm në zyrë, ka shumë pak mundësi të përparoni në karrierë. Tregoni se jeni të dobishëm në mënyra të ndryshme dhe bëni punën tuaj sa më mirë në mënyrë që të merrni të paktën një kompliment përgjatë një viti pune.

  1. Kuptoni pikat e dobëta dhe përmirësojini

Mos e gënjeni veten duke menduar se punoni më shumë seç duhet. Duhet të kuptoni se ku i keni pikat e dobëta dhe të ndërmerrni hapa realë për t’i përmirësuar ato. Nëse, për shembull, kuptoni se keni mangësi në organizim, atëherë bëni të gjitha trajnimet e duhura dhe merrni të gjitha informacionet se si të ndreqni këtë mangësi.

Çdo njeri ka pika të dobëta, por duke i kuptuar dhe duke punuar për t’i përmirësuar, ju shfaqni pjekuri dhe përgjegjësi, që vlerësohen shumë në zyrë.

  1. Siguracioni.
    Mos i shpërfillini kurrë procedurat ligjore që duhen ndjekur në punësimin tuaj. Jeta pas të 30-ave mund të ketë mjaft probleme shëndetësore, për këtë arsye ju duhet të dini të kërkoni të gjitha privilegjet mjekësore.

Siguracioni është një nga kushtet më të rëndësishme që ju nuk duhet ta toleroni në punën tuaj. Përvoja mund t’jua mësojë këtë dhe rreth 10 vitet e punës përgjatë të njëzetave duhet të jenë të mjaftueshme për ta kuptuar.

  1. Kërkoni një punë më të mirë

Nëse puna juaj është shumë e lodhshme dhe po jua merr shpirtin, mosha 30-vjeçare supozohet të jetë një periudhë e mirë për të kaluar tranzicionin e gjetjes së një vendi pune të cilin ju e frekuentoni me kënaqësi.

Rritja e vetëdijes suaj profesionale duhet të jetë shtuar me kalimin e viteve, gjë që e bën më të mundur largimin nga një punë për në një pozicion tjetër që ju përshtatet më së miri.

  1. Krijoni listën e kualifikimeve

Krijoni një listë të aftësive në të cilat ju jeni ekspertë, në këtë mënyrë do të mund të dini qartë se për çfarë pozicionesh mund të aplikoni në fushën tuaj.

Lista e kualifikimeve do t’ju ndihmojë gjithashtu të kuptoni edhe vetë se ku doni t’ia vini pikat karrierës suaj dhe të ecni edhe më larg në të ardhmen. Përqendrohuni më tepër tek ato aftësi që i keni dhe të tjera që do t’i mësoni në term afatgjatë dhe afatshkurtër.

  1. Bëni pushime periodike

Nuk ka rëndësi se sa të shkurtra mund të jenë, sigurohuni që të bëni pushime periodike çdo gjashtë muaj. Qetësia e pushimeve do t’ju japë kohën e duhur për të kaluar stresin e punës dhe për të qenë më të freskët për planet e së ardhmes. Mundësia për të marrë pushime do të tregojë se keni arritur një stad profesional të jetës dhe se keni kaluar nga “skllavëria” e atij që sapo fillon punë te pozicionet më të larta të menaxhimit.

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.