Te jemi ne mode pa shpenzuar shume

SHopping

Mund te jesh ne mode pa shpenzuar shume? Pikerisht ne keto dite po shohim sfilata nga stilistet me te medhenj.

Ndonjera nga nemund i lejoje vetes nje shopping ne dyqanet me te mira,  por disa te tjera duhet te bejne llogari me portofolin. Megjithate per te ndjekur trendet e reja nuk eshte e nevojshme te shpenzoni shume. Mjafton te tregoheni dinake.

Mode ekonomike

Tashme ju keni vetem mundesine e zgjedhjes, shoqerite e veshjes gjithmone vendosin per te bere per vete tregun e lire.

Benetton,Mango,Oviesse,Zara dhe shume te tjera na lejojne per te bere blerje te lira dhe te bukura ne mode.

Po hedhim nje liste me gjerat qe deshirojme te blejme sepse kemi me te vertet nevoje, mund te behet fjale per nje pale jeans,apo nje xhaket, nje pale cizme,fustan etj duke e bazuar me nje shifer te cilen e lejon xhepi yne. Gjithashtu planifikoni edhe blerjet qe deshironi ti lini kur behen uljet.

Tani me listen tuaj zbavitese dhe me ngjyra te gjerave qe deshironi te blini, me ne fund mund te dilni per te bere shopping.

Arti i riciklimit

Para se te prishni garderoben tuaj, beni nje llogari me te kujdesshme te veshjeve qe deshironi mos ti vishni me, sepse ne rast se tani per momentin jane pak demode, por qe juve ju pelqejne akoma, mbajini ne dollap, ruajini sepse do te vije momenti per ti veshur.

Por riciklim do te thote edhe te mos hidhni cfare te mundeni, por perpiquni ti modifikoni dhe ti beni ato te modes, mund ti coni tek rrobaqepsja dhe ajo do tju krijoje nje model te modes ose mund te krijoni dicka qe keni vet ne mendje dhe se mendoni se do te duken bukur.

Me pak fjale behuni krijues, "riciklim" mbi te gjitha origjinale. Moda, tek e fundit kjo eshte...apo jo?

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.