Titujt shtetërorë, si të fitoni para duke blerë borxhin e qeverisë

borxhi
 

Paratë e kursyera shpesh zgjedhim t’i investojmë në pasuri të paluajtshme ose t’i ruajmë llogari bankare. Për depozitat me afat maturimi 12 mujor, norma mesatare e interesave në lekë ishte 0.53% në nëntor, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Për ata që duan të investojnë oka dhe një formë alternative, blerja e titujve të thesarit ose ndryshe borxhit të qeverisë, të cilat ofrojnë një interes më të lartë sesa depozitat.

Por cfarë janë bonot e thesarit dhe obligacionet?

Janë instrumente financiare borxhi që emetohen nga qeveria e Republikës së Shqipërisë e cila i përdor për nevojat e veta për zbatimin e planit buxhetor në vijimësi. Emetimi kryhet përmes Bankës së Shqipërisë. Bonot e thesarit janë letra me vlerë me afat deri në një vit, ndërkohë obligacionet janë letra me vlerë me afat mbi një vit të cilat ndahen në afatgjata dhe afatmesme. Konkretisht, instrumentat janë dy, tre, pesë, shtatë dhe dhjetë vjeçare.

Në ankandin e fundit të bonove 12 mujore, kthimi mesatar ishte 1.8%, rreth tre herë më i lartë se nga depozitat me të njëjtin afat.

Për obligacionet dy vjeçare, në ankandin e fundit, kuponi fiks kishte një interes 2.44%. Për depozitat 24 mujore, interesi ishte 0.96% në nëntor, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë.

Për obligacionet 5 vjeçare, në ankandin e fundit, kthimi vjetor ishte 4.2%, dyfishi i depozutave me të njëjtin afat.

Përmes titujve të qeverisë ofrohet dhe mundësia për të investuar në afat të gjatë deri në 10 vjet (për depozitat maksimumi i afatit është 5 vjet). Në ankandin e fundit, obligacionet 10 vjeçare kishin kthim vjetor (kupon) prej 5.5%.

Drejtori i Operacioneve Monetare në Bankën e Shqipërisë, z.Marian Gjermeni tha për emisionin “Monitor Ekonomi”, se titujt e thesarit janë forma më e sigurt e investimit pasi garant është qeveria shqiptare.

Llogaritja e fitimit për shumat që depoziton individi bëhet sipas një formule të përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Me rëndësi për përfitim më të lartë, është afati i depozitimit.

Nëse për bonot e thesarit ke një normë interesi të përcaktuar dhe e ke fikse për të gjithë periudhën, norma e kthimit për obligacionet është e luhatshme në varësi të luhatjes së normave të interest në treg. Titujt e qeverisë kanë një kthim më të lartë se instrumentat e tjerë që ndodhen për momentin në treg.

Fitimi në një bono thesari llogaritet si diferencë midis çmimit të blerjes dhe vlerës nominale. Çmimi i blerjes është shuma që investon individi në momentin e fillimit, ndërsa vlera nominale është vlera që merr individi në datën e maturimit. Diferenca midis të dyjave përbën fitimin nga ky lloj investimi.

Për sa i përket obligacionit, fitimi është kombinim i dy faktorëve, interesit që është investuar dhe humbja ose fitimi nga kapitali. Gjermeni sugjeron se ky lloj investimi është i përshtatshëm për ata që duan të kursejnë kur të dalin në pension, apo kanë fëmijë të vegjël dhe duan të kursejnë për moshën e shkollës. Ndërkohë për moshën e rritur investimi afatgjatë nuk është shumë i përshtatshëm, pasi nëse do i duheshin fondet më herët do të ishte e vështirë të bënte veprimet në tregun sekondar.

Për të marrë pjesë në ankandet e qeverisë ka disa mënyra thotë z.Gjermeni.

“Momentalisht i kanë të gjitha mundësitë për të blerë këto instrumenta si nëpërmjet Bankës Shqipërisë ashtu edhe sistemit bankar, por mund të marrin pjesë edhe në bursë përmes broker-ave që janë të licensuar. Pjesëmarrja është e thjeshtë, mjafton të kenë likuiditetin që ata kërkojnë për të investuar në këto lloj instrumentash.

Sipas të dhënave të siguruara prej Monitor nga Banka e Shqipërisë deri në muajin tetor portofoli i individëve me pjesëmarrje direkte në titujt e thesarit është afërsisht 83 miliardë lekë. Individët mbajnë sot rreth 14% të borxhit të brendshëm të qeverisë, duke fituar interesa prej tij.

marian gjermeni 450x225

Flet Marian Gjermeni, Drejtor i Departamentit të Operacioneve Monetare Banka e Shqipërisë

1.ÇFARË JANË BONOT E THESARIT DHE OBLIGACIONET?

Janë instrumente financiare borxhi që emetohen nga qeveria e Republikës së Shqipërisë, e cila i përdor për nevojat e veta për zbatimin e planit buxhetor në vijimësi. Bonot e thesarit janë letra me vlerë me afat deri në një vit, ndërkohë obligacionet janë letra me vlerë me afat mbi një vit të cilat ndahen në afatgjata dhe afatmesme. Konkretisht, instrumentat janë dy, tre, pesë, shtatë dhe dhjetë vjeçare.

2.SA E SIGURTË ËSHTË KJO FORMË INVESTIMI?

Duke marrë në konsideratë instrumentat e tregut që janë në Shqipëri, ky quhet një instrument relativisht i sigurt, pasi në fund garancia për këto lloj letrash është qeveria. Kuptohet që qeveria e Shqipërisë ka mundësinë të emetejë ose të ndryshojë politikën fiskale për të plotësuar nevojat e veta.

3.SI LLOGARITET FITIMI

Nëse për bonot e thesarit ke një normë interesi të përcaktuar dhe e ke fikse për të gjithë periudhën, norma e kthimit për obligacionet është e luhatshme në varësi të luhatjes së normave të interesit në treg. Ka një kthim më të lartë se instrumentat e tjerë që ndodhen për momentin në treg.

Fitimi në një bono thesari llogaritet si diferencë midis çmimit të blerjes dhe vlerës nominale. Çmimi i blerjes është shuma që investon individi në momentiin e fillimit, ndërsa vlera nominale është vlera që merr individi në datën e maturimit. Diferenca midis të dyjave përbën fitimin nga ky lloj investimi dhe kuptohet që në fund të periudhës, fitimi që realizohet tatohet. Për momentin ky tatim është 15 për qind mbi vlerën e fituar.

Për sa i përket obligacionit, fitimi është kombinim i dy faktorëve, interesit që është investuar dhe humbja ose fitimi nga kapitali. Ata që duan të kursejnë kur të dalin në pension një investim dhjetë vjecar është i mirë. Ata që kanë fëmijë të vegjël dhe kërkojnë të lënë  fonde apo investime mënjanë për fëmijët e tyre kur të vijë mosha e shkollës përsëri një investim në obligacion është i pranueshëm. Ndërkohë për moshën e rritur kuptohet që nevojat janë më të mëdha dhe investimi afatgjatë do e vështirësonte në kuptimin e bërjes së veprimit në tregun sekondar.

4.SI TË MARRIM PJESË NË ANKANDET E QEVERISË

Momentalisht i kanë të gjitha mundësitë për të blerë këto instrumenta si nëpërmjet Bankës Shqipërisë ashtu edhe sistemit bankar, por mund të marrin pjesë edhe në bursë përmes broker-ave që janë të licencuar. Pjesëmarrja është e thjeshtë, mjafton të kenë likuiditetin që ata kërkojnë për të investuar në këto lloj instrumentash.

Për të investuar në bono thesari minimumi është 30 mijë lekë (të reja) dhe në obligacione 50 mijë lekë (të reja). Individi duhet të shkojë në një nga bankat, të hapë një llogari në lek dhe t’i kërkojë bankave për të investuar në letrat me vlerë të qeverisë

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.