Mposhtini keto frikera dhe dyshime dhe filloni biznesin tuaj

 

biznesalbest1212

 

Në qoftë se keni kërkuar gjithmonë të filloni biznesin tuaj, qoftë edhe si i vetëpunësuar (që në shumë raste është zgjedhja më e mirë), shihni nëse ndonjë nga këto justifikime të panevojshme ju frenon. Njëkohësuht ato mund të shndërrohen edhe në arsye për të filluar një sipërmarrje.

 

Jam shumë i frikësuar

Ju mund të lini frikën tuaj t’ju mbajë pas, ose mund ta përdorni këtë frikë t’ju karikojë të bëni gjithçka që duhet të ketë sukses.

Vetëkënaqësia është armiku i arritjeve. Për fat të mirë, frika për të mos arritur ëndrrat tuaja mund ta përzërë larg vetëkënaqësinë.

Duhet të sqaroni nëse jeni të frikësuar nga mungesa e përpjekjeve apo mosarritjet.

 

Duhet të gjej fonde fillimisht

Kurrë nuk do të keni paratë, kapitalin apo financimin e “mjaftueshëm”. Në qoftë se nuk keni para të mjaftueshme për të nisur biznesin që planifikoni, atëherë ndryshoni planin.

Ju nuk mund të kontrolloni gjithmonë atë që keni, por mund të kontrolloni se çfarë vendosni të bëni me atë që keni.

Nuk kam aftësitë e duhura

Nuk ka problem. Merrini. Shkoni në shkollë. Lexoni një libër. Lexoni dhjetë libra. Bisedoni me miqtë. Hyni në një punë me kohë të pjesshme në një biznes të vogël, apo në një industri krejtësisht të ndryshme. Gjeni dikë që e ka bërë atë që doni të bëni ju dhe punoni vullnetar në këmbim të mundësisë për të mësuar.Duket e vështirë? Çmim i lartë për t’u paguar? Nuk është e drejtë? Atëherë pranoni se kurrë nuk do të keni aftësitë që ju duhen, mjaft u ankuat.

Aftësitë dhe njohuritë fitohen. Fitojini!

 

Nuk duket se kam ndonjë ide të madhe

Të ëndërrosh për diçka të re është me të vërtetë e vështirë. Të reagosh për diçka që tashmë ekziston është me të vërtetë e lehtë. Të mendosh për gjithçka që nuk funksionon mirë, të kushton shtrenjt, të humb kohë do gjesh mijëra probleme. Shumica e kompanive janë ndërtuar në ide “më të të mira”, jo “të reja.”

 

Do të jetë e turpshme nëse dështoj

Dështimi në publik mund të jetë i turpshëm. Nëse dështoni, disa njerëz do të flasin për ju. Por janë ata njerëz, të cilët kurrë nuk do të guxonin të provonin diçka vetë. Mos u bëni merak për ta. Nga ana tjetër, shumë të tjerë do t’ju respektojnë për sipërmarrjen. Ata do t’ju konsiderojnë të afërm. Do t’ju ngrejnë, do t’ju inkurajojnë. Ata e dinë se si është të dështosh dhe të provosh përsëri.Pse? Sepse ata janë njerëzit që jetojnë jetën e tyre profesionale në kushtet e tyre.Ata janë sipërmarrësit. Bëhu dhe ti!

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.