Me këtë punë do të fitoni mbi 6 mijë dollarë në muaj, ja në cilin shtet bëhet fjalë

izraeli111 1

Nëse mendoni se vetëm Gjermania afron paga të larta, po ju themi që e keni gabim.

Sepse edhe autoriteti i Inovacionit izraelit ka në plan të dyfishojë numrin e të punësuarve në kompanitë e teknologjisë së lartë dhe në të njëjtën kohë të inkurajojë të tjerët të bëhen më novatorë.

Raporti vjetor i menaxhimit thotë se nuk ka mjaft inxhinierë të kualifikuar dhe profesionistë softueri, prandaj pagat dhe kostot janë në rritje, kështu që industria nuk mund të rritet aq shpejt sa duhet.

Nga 2005 deri në 2015 pagat në sektorin e teknologjisë së lartë u rritën me 38%. Paga mesatare mujore tani qëndron në rreth 6.000 dollarë, që është dyfishi i mesatares në vend.

Duke qenë se në vend ka shumë pak fuqi punëtore për këtë fushë aplikimet janë të mirëpritura.

 

LEXO TE NGJASHME

0.6 financa personale

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.