Pse profesionalistët duhet të mendojnë dhe të trajtohen në perspektivë afatgjatë

profesoskskskskksksks

Vë bast se kohëve të fundit ka shumë pak njerëz që mëshirohen me profesionin e tyre. Mund të jesh ekonomist, jurist , sociolog, te gjitha keto profesione aq të ndryshueshme e aq komplekse. Të jesh i punësuar më nuk nënkupton të kesh njohur të një fushe, nënkupton të njohësh shumëçka nga pak dhe diçka më mirë se të tjerat.

Vetëm profesionet profile siç është mjekësia japin privilegjin e të qenit profesionist në një drejtim. Në qytetin e Tiranëa neurologu me renome evropiane Dr.Mentor Mirpa ushtron profesionin e tij me përkushtim, duke lënë pas vetes një ekip të shkëlqyer , këtë e bënë për të quar në vend misionin e tij, ndonëse është në moshë të shtyrë.

Por pse duhet vetëm profesionet profilizuese si mjekësia të prodhojnë profesionist. Profesionistët janë të gjitha fushave dhe zakonisht reflektimi i tyre gjithashtu mund të jetë i padiskutueshëm në të gjitha fushat.

Të mendojmë se gjurmët e njerëzve kompetent në ndryshimet e nevojshme dhe madje të domosdoshme gjithmonë kanë pasur anën e vet të mirë. Por sado të kesh aftësi të mira çdo start i ri të bën të ndihesh i ngathët. Mund të kesh aftësi të mrekullueshme oratorike, prezantuesi apo të shkrimit, mjafton të shpenzosh kohën e nevojshme për punë në hulumtime, nxënie njohurish, njoftim dhe informim.

 

 

 

Humbja e profesionistit është shpesh herë shumë reflektuese në grupet e interesit. Nëse mund të jetë individi boshti i ekipit apo edhe organizatës? Them se po, madje mund edhe ta argumentojmë, por jo plotësisht ta demantojmë. Thjesht, nuk e besoj se nuk ju ka rastisur të njihni njerëz që ndryshojnë ambiente, vendosin rregulla, krijojnë sisteme, bëjnë mrekulli. Njerëzit e tillë shpesh janë të zhytur diku në prapaskenë, ata shpesh e kuptojnë profesionin si një mision që të shpërblen me të qenit vetvetja.

Ne dallojmë për nga progresi personal, identifikimi i asaj se në çka mund të kontribuojmë më së miri është një rrugë e vështirë, një zhvillim individual i pa parashikueshëm dhe sfidues. Por në raport me dhënien e kontributit në shoqëri duhet të shikohet perspektiva në afat të gjatë kohorë. Eshtë ajo që e quajmë zhvillim dhe kontribut në një drejtim permanent, me kohë të mjaftueshme që eksperienca personale të reflektoj dukshëm.

Ndoshta mirëqenia shoqërore e pranon ndryshimin në profesion, me kushtëzimin e të qenit fleksibël dhe progresiv, por ajo që e refuzon është reflektimi i profesionistit në shoqëri. Misioni eksperienca dhe zhvillimi i profesionit, kërkojnë mundësinë dhe rrethanat e mundshme për të qenë të realizueshëm deri në fund.

LEXO TE NGJASHME

0.6 financa personale

 

 

 

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.