E verteta e celularit 800 vjecar qe u gjet ne Austri

 

 700 9eaf595bd6a26c3f8d044a07d9c29dcf 1484492863 15457971484493770

 

Fotografia e nje celulari qe cilesohet te jete 800 vjeçar ishte bere hit ne internet prej kur ishte "zbuluar nga arkeologet" ne Austri. Storje te ndryshme pushtuan internetin me spekulime se celulari mund te jete deshmi e “udhetimit ne kohe”. Video te ketij zbulimi te çuditshem dolen ne shtator te vitit 2015. Historia konspirative e kesaj storje thoshte se objekti ishte zbuluar nen toke gjate nje germimi ne Austri,

Mendohej se objekti ishte nje kopje e nje celulari me nje shkrim sumer ne butonat e tij. Celulari mendohej se i perkiste shekullit 13. Ne ate kohe, stili i shkrimit sumer tashme kishte qene perreth per disa mijera vjet.

Disa ‘gjurmues’ te UFO-ve madje thane se “zbulimi” eshte nje “deshmi se alienet kishin vizituar civilizimet e lashta ne Toke dhe se kishin sjelle teknologjine e sofistikuar tek qeniet me primitive”.

Por, sipas Express.co.uk ka disa gjera qe nuk shkojne ne lidhje me kete. Se pari, dihet se shkrimi sumer perdorej ne Mesopotamine e Lashte. Dhe perderisa objekti me nje shkrim te tille u zbulua ne Austri, dihet se Mesopotamia dhe Austria kishin nje distance te madhe mes vete, keshtu qe si mund te kete ardhur ky objekt ne Evrope?

Se dyti, pjesa me misterioze e kesaj gjetjeje eshte fakti se objekti i ngjason nje celulari te kohes moderne. Celulari qartazi ka nente butona ne pjesen e poshtme qe jane te pozicionuar ne te njejten menyre si butonat e nje celulari modern.

Por mungesa e informacionit online dhe ngjashmerise se objektit me nje celular beri qe shume publikues online te ishin te bindur se ky ishte thjeshte nje mashtrim.

Dhe duket se kishin te drejt. Express.co.uk u kontaktua nga Karl Weingartner, nga studio “Art Replik” ne Gjermani, i cili zbuloi se celulari ishte nje cope e nje artefakti qe ai krijoi dhe se imazhet e tij u vodhen per te krijuar shkrime te rrejshme online.

Madje edhe historia se celulari u gjet nga arkeologet u fabrikua. Ai tha: “Une jam prodhuesi i ketij celulari ‘nga balta’ me shkronja sumere ne te. Fotografia ime e ketij artefakti u perhap neper bote. Me shume se 500 gazeta raportuan per te ashtuquajturin “celulari alien” dhe perdoren nje foto nga nje video ne YouTube”.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.