68652400_2324418714465016_8954275349164720128_n

BAKO SHIRTS (KEMISHA ME POROSI)

 RRUGA E BARIKADAVE , PERBALLE GJIMNAZIT "SAMI FRASHERI", TIRANE


 067 26 82 826 MENAXHER /  067 52 67 053 ADMINISTRATOR

E HENE - E SHTUNE

08:00 - 15:00

18:00 - 20:00

Ready to wear and Bespoke SHIRTS - Këmisha të gatshme dhe me porosi

Ne jemi një kompani e themeluar në 1994 , me krenari pohojmë se jemi të parët që kemi prodhuar këmisha për tregun Shqiptar duke filluar me këmishat Ready-to- Wear( këmisha të gatshme) dhe Kemi kaluar vite të tëra në ndërtimin e një teknologjie të dizajnuar për të realizuar përsosmërinë perfekte dhe për të prodhuar të parët në tregun tonë të famshmet Bespoke Shirts( këmisha me porosi)- Kjo formulë është përsosur me po aq kohë, kujdes dhe energji e cila është derdhur në përzgjedhjen e pëlhurave më të mira nga prodhuesit italianë me famë botërore dhe duke përdorur teknika rrobaqepësie të testuara në kohë për të përsosur zanatin tonë.


Pse një këmishë me porosi?

Ne e kuptojmë se veshja e një këmishë që ju përshtatet ashtu si ju pëlqen është një fillim i shkëlqyeshëm për ditën tuaj. Në Bako Shirts, procesi i bërjes së këmishave fillon me një diskutim të plotë për zakonet , preferencat tuaja dhe mbi të gjitha për guston tuaj në lidhje me stilin e këmishave tuaja. Më pas do të këshilloheni për pëlhurat, modelet dhe opsionet që do t'ju përshtaten më së miri nevojave tuaja.
Për të krijuar këmishat tuaja do t'ju prezantohet koleksioni më i gjerë dhe ekskluziv i pëlhurave italiane të këmishave në Shqipëri , gati 2.000 zgjedhje në pëlhura të markave më të njohura italiane si Cerrutti, Ermenegildo Zegna, Corneliani, Canclini. Më pas ne do t'ju ndihmojmë të zgjidhni midis dhjetëra stileve të jakës dhe manshetës dhe opsioneve të ndryshme të përfundimit me stil që do t'i bëjnë këmishat tuaja me të vërtetë të veçanta.
Do të merren deri në 20 matje precize për të krijuar modelin tuaj në letër, e cila do të na lejojë të përsosim përshtatjen tuaj në detaje më të imtësishme që mund të imagjinohen.
Në këtë pikë, pasi modeli juaj i letrës është i ruajtur tashmë në skedarin tuaj personal, Ajo që do të ju kërkojmë është vetëm të zgjidhni pëlhurat dhe opsionet e detajimit. Ju mund të prisni një përshtatje të qëndrueshme dhe të përsosur çdo herë!

  • KEMISHA ME POROSI
  • KEMISHA HANDMADE

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.