100 ditë në Big Brother VIP 3! Banorët do të surprizohen, Ledion Liço dhe dy opinionistët futen sonte në shtëpi

kurvat e topchannel

Në kuadër të 100 ditëve në shtëpi, banorët e Big Brother VIP 3 do të surprizohen me një darkë me tre të ftuar special.

Moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebiaj do të futen sonte në shtëpi, për të konsumuar një darkë dhe për të shkëmbyer biseda me banorët.

Shpesh konkurrentët i kanë ftuar ata të bëhen pjesë e tavolinës së darkës së tyre, pas përfundimit të “Prime-ve”, ndërsa sot më në fund dëshira e tyre do të plotësohet.

Në një edicion plot surpriza, debate dhe thyerje rekordesh, edhe natën e sotme mund ta ndiqni LIVE në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, ndërsa spektaklet e të martës dhe të shtunës në Top Channel dhe në kanalin e YouTube.

Ju mund të votoni me pyetjen kë doni të shpëtoni, nga Shqipëria me SMS 56666, Kosova 55099, Maqedonia e Veriut 144332, Zvicër 4636, Greqi 54534, Francë 71717 dhe nga Gjermania 82555. Po ashtu, ju mund të votoni online ose nga ‘My Vodafone App’.

Në “Big Love”, keni mundësi që t’i dërgoni dhurata dhe mesazhe banorëve të preferuar. Mjafton të klikoni në biglove.top-channel.tv dhe aty mund të zgjidhni dhuratën tuaj dhe gjithashtu mesazhin që do t’i dërgoni banorit tuaj të preferuar.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.