Shkodrani Amarildo Nikolli nxjerr “shokët”, zbardh në SPAK vrasjet me pagesë në disa qytete

 640 0 65b26ad422574

Një nga arrestimet me të bujshme të ndodhura në qytetin e Vlorës gjatë muajit Gusht 2022, është kthyer në dosje penale për Prokurorinë e Posaçme SPAK në Tiranë.

Bëhet fjalë për një çështje që lidhet me arrestimin e 35-vjeçarit Amarildo Nikollit alias Xhanej nga Shkodra, i cili u kap me pistoletë me silenciator në brez në Vlorë gjatë një tentative për të vrarë një personazh të botës së krimit në këtë qytet.

“Ora News” ka mësuar se Nikolli ka pranuar të flasë para prokurorëve të SPAK, duke treguar sipas tij emrat e disa personazheve të botës së Krimit në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër.

Dëshmia e tij fillimisht është marrë në konsideratë por pas vendosjes së përgjuesit në ambientet ku mbahej i izoluar, ka rezultuar se kishte diçka që nuk shkonte pasi Nikolli dyshohet se ishte shtyrë nga dikush tjetër për të dhënë atë deklarim para prokurorëve.

Pavarësisht kësaj situate aktualisht çështja ndaj Amarildo Nikollit vijon të mbahet në SPAK, pasi prokurorët e çështjes janë duke vlerësuar dëshminë e tij.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.