Tentuan arratisjen nga burg, lihen në burg Dan Hutra dhe tre të tjerët

Screenshot 1 6 2024 2 51 09 PM

Arrest me burg caktoi Gjykata e Fierit për Dan Hutrën dhe tre të tjerët, për veprën penale tentativë arratisjeje.

40-vjeçari, i akuzuar për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave në Tiranë, tentoi arratinë nga burgu i Fierit të enjten por u kap në flagrancë.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se po shqyrtohet mundësia për të çuar në “41 Biss” edhe tre të paraburgosurit e tjerë, që ndodheshin në qeli me Hutrën, edhe pse të tre janë të dyshuar për vjedhje, vepër e cila nuk përfshihet në paketën “41 Biss”.

Dan Hutra, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuar, ndërsa çarçafët i kishin lidhur si litarë dhe do t’i përdornin për t’u arratisur.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.