Moti sot dhe parashikimi për ditën e mërkurë
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga zonë me presion të lartë atmosferik duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm për ditën e sotme në vendin tonë.
E martë, 29 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare . Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 2/18°C
Zona e ulët 2/20°C
Zona bregdetare 8/19°C
Kosova, e martë, 29 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 10 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 4°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 17 -19°C .
E mërkurë, 30 mars 2022
Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe reshje shiu në pjesën e dytë të ditës . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 -5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje në të dyja vlerat.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore 4/17°C
Zona e ulët 6/20°C
Zona bregdetare 10/19°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME