Mot me diell dhe temperatura në rritje në ditët e para të javës
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga presion i lartë atmosferik dhe rryma ajrore të Europa lindore kontinentale të cilat po mbajnë temperatura të ulëta dhe mot të stabilizuar në vendin tonë.
E hënë, 14 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pakta dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -4/13°C
Zona e ulët -3/17°C
Zona bregdetare 4/17°C
Kosova, e hënë 14 mars 2022
Moti do të jetë me kthjellime dhe mejgull . Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -5°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 7 -12°C .
E martë, 15 mars 2022
Moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare dhe mjegull përgjatë luginave. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zona malore -3/14°C
Zona e ulët 2/18°C
Zona bregdetare 4/17°C/Sipas RTSH
LEXO TE NGJASHME