Këtë javë temperaturat do të zbresin ndjeshëm

moti.debore.marsss

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të ftohta të paqëndrueshme të cilat po mbajnë reshje shiu dhe bore në vendin tonë në fillimin e javës.

E hënë, 7 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu të pakta në zonën perëndimore dhe reshje bore në zonat malore dhe zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të me jenë të ulëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        -2 /4°C
Zona e ulët          4 /12°C
Zona bregdetare  6 /12°C

Kosova, e hënë 7 mars 2022

Moti do të jetë me vranësira dhe reshje bore dhe mejgull. Era do të jetë me drejtim Jug-Lindje 10 m/sek.

Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre -1°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 2 - 4°C .

E martë, 8 mars 2022

Moti do të jetë me kthjellime në veri-perëndim, ndërsa zona qëndrore dhe juglindja do të ketë reshje shiu dhe bore.

Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.

Temperaturat do të me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore        -4 /3°C
Zona e ulët          2 /11°C
Zona bregdetare  4 /12°C/ Sipas RTSH

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.