ARRSH apel për shoferët: Policia nuk do ju lejojë të udhëtoni pa goma dimri dhe zinxhirë
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por ARRSH njofton se nuk ka probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve.
Raportohet se kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Më tej ARRSH bën apel për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
“Kujdes, respektoni sinjalistikën rrugore reduktoni shpejtësinë, ndiqni udhëzimet e Policisë Rrugore” apelon ARRSH.
🌧Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve🚕
🚜Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut🌧
👉Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme 🛣
⚠️Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸 të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore 🚦të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore 👮♂️
#ARRSH #MIE




Comment
|
1
|
LEXO TE NGJASHME