Parashikimi i motit 13 - 14 shtator 2021
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të lartë atmosferik me qëndër në Europën lindore ku pritet të kushtëzojë stabilitet të motit në vendin tonë.
E hënë, 13 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 14/28°C
Zona e ulët 15/32°C
Zona bregdetare 18/28 °C
Kosova, e hënë, 13 shtator 2021
Moti do të jetë me diell vranësira të pakta .Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje 8 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 10°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 30°C .
E martë, 14 shtator 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Perëndim me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 14/29°C
Zona e ulët 16/33°C
Zona bregdetare 20/30 °C/ RTSH
LEXO TE NGJASHME