
Moti të shtunën do të jetë me vranësira shtresore të dendura dhe reshje shiu, në zonat malore do të ketë reshje bore. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.