
Këtë të hënë ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.
Këtë të hënë ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.
Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje për eksperten e IT-së tek Tatimet, Eni Qirjakon dhe “arrest shtëpie” për tre të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT tek Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Instituti i Gjeoshkencave ka dalë me deklaratë në lidhje me tërmetin që u ndje në Shqipëri dhe që epiqendrën e kishte në Follorinë të Greqisë. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ka rënë 40 km në verilindje të Bilishtit dhe se është 5.6 ballë i shkallës Righter.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1207 raste të reja me Covid, një shifër më e ulët në krahasim me ato të ditëve të fundit. Fatkeqësisht COVID u ka marrë jetën 3 qytetarëve: një qytetari nga Belshi 74 vjeç, një qytetari nga Berati 85 vjeç, një qytetari nga Tirana 87 vjeç. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë.
Përshëndetje nga SHMU dhe më poshtë po ju njohim me një parashikim paraprak të javës që presim përpara! Për ditën e Hënë dhe atë të Martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.