
Përshëndetje nga SHMU! Per diten e nesërme mbi vendin tonë pritet kalimi i një sistemi frontal i cili do të sjelli mot të vranët dhe reshje shiu në të gjithë vendin. Reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në jugperëndim me intensitet deri të lartë. Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në lartësin mbi 500 metra në verilindje dhe në lartësin mbi 800 metra në lindje dhe jug reshje bore me intensitet deri mesatar.