
Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 191 raste të reja me COVID-19 nga 1743 testime. Në 24 orët e fundit 1 person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.