
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson rreth mesazhit të dërguar për herë të fundit nga e reja, përpara se të ndërmerrte aktin e rëndë. “Kur të vish derën po ta lë të hapur, zoti të ruajt”, i ka shkruar policja 28-vjeçarit Endri Nika, i cili është vënë në prangat e policisë. Sipas informacioneve, menjëherë sapo i dashuri e ka gjetur të pajetë 21-vjeçaren, i ka marrë telefonin dhe ka fshirë mesazhet.