
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Novruz në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite.
Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit. Novruz në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite.
Spitali i Infektivit do të mbyllet. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pritet të nisë projekti i rehabilitimit dhe zgjerimit të kapaciteteve të Spitalit Infektiv në QSUT. QSUT ka marrë të gjitha masat për organizimin e ri të shërbimit infektiv, në mënyrë që të garantohet plotësisht shërbimi për trajtimin e pacientëve me Covid-19 në strukturën spitalore Covid3.
Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, tha në një deklaratë për mediat se importi i energjisë do të jetë më i madh se prodhimi vendas për shkak të mungesës së reshjeve kohët e fundit.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 864 testime, ku 48 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë mësohet se fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërsa 45 të tjerë janë shëruar.
Mbeten moti i qëndrueshëm i cili do të sjelli në bregdet dhe zonë e ulët kthjellime dhe vranësira të lehta. Ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore.