
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se qarkullimi në të gjitha akset rrugore në vend kryhet normalisht dhe pa probleme. Gjatë natës që lamë pas, reshjet e shiut kanë pushuar. Ndërsa në Qarkun e Korçës ka pasur reshje të dobëta dëbore në lartësinë mbi 1400m shoqëruar me temperatura të ulëta.