
Presioni i lartë atmosferik ka përfshirë një pjesë të mesdheut duke sjellë dhe rryma ajri shumë të ngrohta ku priten të ndikojnë temperatura të larta në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Presioni i lartë atmosferik ka përfshirë një pjesë të mesdheut duke sjellë dhe rryma ajri shumë të ngrohta ku priten të ndikojnë temperatura të larta në vendin tonë gjatë ditës së sotme.
Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. A2CNN raporton se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe në vendin tonë. Mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.
Duke nisur nga dita e nesërme përmirësimi i motit do të vijë gradualisht ku do të mbizotërojnë orët me vranësira e diell. Ditën e mërkurë dhe të enjte kalimi i një fronti do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe dëbore në majat e maleve në verilindje.
Një 60-vjeçar në Gjermani dyshohet se është vaksinuar dhjetëra herë kundër Covid me qëllim për t’u shitur pasaporta të falsifikuara vaksinimi njerëzve që nuk dëshironin të vaksinoheshin vetë. Burri nga qyteti lindor i Gjermanisë, Magdeburg, emri i të cilit nuk u publikua, thuhet se ka marrë deri në 90 doza kundër Covid-19 në qendrat e vaksinimit në shtetin lindor të Saksonisë për muaj të tërë, derisa u kap nga policia në fillim të këtij muaji.Ai nuk është ndaluar por është nën hetim për lëshim të paautorizuar të pasaportave të vaksinimit dhe falsifikimit të dokumenteve.
Në fund të vitit 2021, në shtetet e Bashkimit Europian kishte të regjistruar 566 mijë shqiptarë, pa përfshirë Greqinë, sipas statistikave të publikuara nga Bashkimi Europian.