
Të gjithë atyre individëve që u është refuzuar kërkesa e azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në këtë vend. Kështu raporton revista gjermane ‘Der Spiegel’ e cila thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka një projektligj që do t’u japë shansin azilkërkuesve të refuzuar të qëndrojnë në Gjermani. Nëse ky projektligj i cili pritet të paraqitet së shpejti do të hyjë në fuqi pritet që të përfitojnë 105 000 persona.