
Çmimi i naftës arrin në rekorde maksimale historike. Bordi i Transparencës ka vendosur që çmimi i naftës të rritet me 10 lekë, duke arritur në 258 lekë. Ky është sërish niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë, duke kapur fillimin e marsit, kur nafta për pak ditë u tregtua me rreth 260 lekë.