
Struktura e ekonomisë së Tiranës ka pësuar ndryshime në pesë vitet e fundit duke reflektuar një ulje të aktivitetit financiar (kompanitë e sigurimi, bankat etj), në një kohë që është rritur ndjeshëm pesha e administratës publike. Përqendrimi i administratës publike në Tiranë, me ministritë dhe entet kryesore publike është një kontribuues i madh në ekonominë e qytetit. Edhe pse qeveria Rama u angazhua të reduktonte administratën publike me uljen numrit të ministrive në raport me 10 vite më parë, çka do të sillte edhe rënie te peshës që ka administrata në ekonomi, e kundërta ka ndodhur.