
Ashtu si këto ditët e fundit edhe për nesër vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të thata dhe të qëndrueshme me origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje.