
Virologët britanikë kanë shprehur së fundmi shqetësimin për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron, i identifikuar si BA.2.75 i quajtur "Centaurus", i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar. Ky variant është zbuluar edhe në vende të tjera si SHBA, Australia, Gjermania dhe Kanadaja.