
Unioni i Transportit Publik u ka kërkuar institucioneve shtetërore ndërhyrjen e menjëhershme për vijushmërinë e paketës anti-krizë ose përndryshe, në pamundësi të saj, do të rrisë çmimin e biletës. Po ashtu ata kanë paralajmëruar se për muajin gusht do ta kenë të pamundur të ofrojnë biletën mujore (abonenë), për shkak të gjendjes financiare.