
Përshëndetje nga SHMU! Java që pritet të nisë do të mbartë me vete ndryshime brenda ditës. Gati çdo ditë, moti nis i kthjellët me vranësira kalimtare. Me rritjen e temperaturave, krijohen kushtet për zhvillim të vranësirave si dhe reshjeve të shiut. Këto do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.