
Dita e premte do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Dita e premte do të vijojë të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim.
Shqiptarët po lindin çdo vit e më pak fëmijë.Nëse para disa vitesh predominonin çiftet që lindin tre fëmijë tashmë ka një trend që kufizohet te dy fëmijë, por po shtohen edhe çifte që zgjedhin ose jo të kenë vetëm një fëmijë.
Importuesit e këtyre vezëve, së pari kanë influencë të madhe mbi strukturat tona shtetërore, të cilat janë të paafta t'i ndalojnë, duke mashtruar, por edhe rrezikuar hapur shëndetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër, duket qartë që gjurmueshmëria e këtyre produkteve është zero, sepse nëse janë Klasa B, AKU nuk e di ku po shkojnë, ose lejon që të dalin në treg si vezë tavoline. Apo, nëse janë A, gjë që nuk vërtetohet në asnjë dokument zyrtar, përse po shkelet rregullorja 404 e Komisionit Europian?
Ka vijuar në ditën e tretë zjarri në zonën e Palasës të bashkisë së Himarës.Pasi u punua për shuarjen e flakëve ditën e djeshme, rreth orës 15 rrufetë kanë shkarkuar sërish në mal mbi fshatin Palasë, duke rindezur zjarrin i cili vijon të jetë aktiv.
Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë dy destinacionet kryesore të kthimeve të detyruara nga Gjermania në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Në gjysmën e parë të vitit 2022 autoritetet gjermane kanë dëbuar rreth 6 200 të huaj nga Gjermania.