
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se diten e sotme jane kryer mbi 11 mije vaksinime. Keshtu numri total i vaksinimeve ne vendin tone ka shkuar ne 1,190,847.
Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se diten e sotme jane kryer mbi 11 mije vaksinime. Keshtu numri total i vaksinimeve ne vendin tone ka shkuar ne 1,190,847.
Pala greke ne piken e kalimit ne Kakavije njofton se te gjithe shtetasit qe duan te kalojne kufirin duhet te kene formularin PLF, certifikaten e vaksinimit (ku shtetasit duhet te kene kaluar 14 dite nga doza e dyte e vaksines) ose testin anti-covid, i cili eshte i vlefshem si nga institucionet shendetesore shteterore, ashtu edhe ato private por edhe nese keto i kane me vete.
Nje ngjarje e rende eshte regjstruar ne Shkoder gjate nates se sotme. Nje mjet tip BMW, ka dale nga rruga duke u perplasur me nje mur dhe si pasoje kane humbur jeten, drejtuesi i mjetit, shtetasit Amarildo Preka. 23 vjeç banues ne fshatin Mali Jushit, Shkoder dhe pasagjerja shtetasja D. Pirani 16 vjeçe banuese ne lagjen Perash, Shkoder
Keto dite, te gjithe ankohen per vapen dhe thone se nuk mbajne mend kur vera ishte me e nxehte. Kjo nuk eshte e pabazuar. Gadishulli Ballkanik ndodhet ne nje nga valet me te forta te nxehtesise deri me tani. Per fat te keq, temperaturat do te vazhdojne te rriten, dhe meteorologet vleresojne se fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit do te arrijne deri ne 45 grade Celsius.
Nga viti ne vit, te dhenat ekonomike te 12 qarqeve te vendit po tregojne zhvillim te pabarabarte. Sipas INSTAT, ne 10 vitet e fundit, ekonomia e rajonit te Qendres eshte rritur mesatarisht me 3.4% ne vit, Rajoni i Veriut u rrit mesatarisht me 2.4% ne vit, ndersa Jugu me 2.6%. Qarku me i varfer, Kukesi, shenoi renie te ekonomise gjate dekades me 2.7%, duke u varferuar me tej. Zhvillimi ekonomik i rajoneve eshte ndikuar negativisht nga emigracioni i larte, teksa mungojne politikat zhvillimore me fokus qarku. Ekspertet bejne thirrje per nje diagnoze te re te varferise dhe projekte qe sigurojne zhvillim te qendrueshem te qarqeve te varfra.